22 MAJ, DITË E PELEGRINAZHIT TRADICIONAL BEKTASHIAN NË TYRBEN E GJONÇIT, KOLONJË

E mërkura e 22 majit 2024, është një ditë e shënuar për besimtarët bektashian të Gjonçit në Kolonjë e rrethina. Kjo ditë, në këtë vend, mbledh besimtarë e dashamirës të bektashizmit, në ritin tradicional të pelegrinazhit të përvitshëm. Vijnë nga fshati e fshatra të tjerë të trevës, por dhe nga Përmeti, Skrapari, Korça, Devolli, Gjirokastra etj…
Ky objekt bektashian, prej kohësh, ka një histori të gjatë si qendër e mbledhjes së besimtarëve e kryerjen e riteve të besimit të paqtë bektashian. Po ashtu, klerikët bektashinj që kanë punuar në këtë vend të shenjtë, ndër dekada, kanë lënë gjurmë drite si besimtarë e atdhetarë. Ndër ‘ta, një vend të rëndësishëm zë Dervish Elmazi. Ai, është nderuar e nderohet dhe sot për kontributin nga brezat e besimtarëve këtu në Gjonç, në zonën e Kolonjës e më gjerë, ku punoi e ka bërë emër.
Edhe pse regjimi monist, në vitin 1967, mbylli objektet e besimit fetar me ligj, banorët e kësaj treve, ashtu fshehtas, nuk i ndërprenë ritet e besimit në këtë vend të shenjtë.
Me ndryshimet politike të vitit 1990 e risjelljen e lirisë së besimit fetar, objekti bektashian në Gjonç të Kolonjës, u gjallëruar.
Kohët e fundit, falë punës së bërë, po arrihet një shtrirje më e gjerë numerike e gjeografike e shtrirjes së besimit bektashian dhe në trevën jug-lindore të vendit, ku përfshihet dhe Mekami i Gjonçit.

Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ