Ditën e premte, 24 maj 2024, në një vizitë dhe ceremoni të veçantë, PEN Albania i akordon Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Titullin e Lartë të mirënjohjes për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, dhe promovimit të paqes dhe dialogut në botë.
Në këtë vizitë, përfaqësuesit e PEN Albania të shoqëroruar edhe nga disa autorë dhe shkrimtar të huaj, u pritën edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të Cilit i dorëzuan edhe Titullin.
Pas përgëzimeve dhe përshëndetjeve vëllazërore, biseda u përqendrua në natyrën mistike të krijimit, letërsinë, kujtesën, vizionin, dhe vlerat universale të letërsisë midis autorëve të ftuar.
Po ashtu në mjediset e Bibliotekës u ndanë dhe çmimet për letërsinë për vitin 2024.
Ahmet Prençi u shpall autori i vitit 2024 për veprën ” Brenga e Prokurorit” ndërsa Milazim Krasniqi për veprën poetike” Kujtimet Luajnë me mua”.
Kujtojmë se të shtunën më 25 dhe të dielën 26 maj 2024 qyteti i Korçës si çdo vit, do të mbledhë së bashku shkrimtarë, poetë dhe dashamirës të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore në edicionin e njëzet e tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë Korçë “Netët Korçare të Poezisë 2024” , organizuar nga Biblioteka Publike “ Thimi Mitko” Korçë, në bashkëpunim me PEN Albania, Bashkia Korçë, Bashkia Devoll, me mbështetjen e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashine dhe veçanërisht të Shenjtërisë së Tij; Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Një nismë e veçantë, e njohur në Evropë, që u jep zë vargjeve: poezia është një formë e çmuar artistike, e aftë për t’iu drejtuar të gjithë njerëzve dhe në një moment historik si ky, është e rëndësishme të flasim për të, duke vendosur lupën mbi poetikën e mirë.
Në fund të vizitës, mbjellja e pemës simbolike të autorëve në kopshtin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në nderim të poetit kombëtar Naim Frashëri.
Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ
FOTOT: Nuri ÇUMANI