ZHVILLOHET NË PËRMET DHE FRASHËR, ’20 VITE, DITA NAIMIANE’

Për dy dit rresht, 24-25 maj 2024, në Përmet, ‘Qytetin e Luleve’, u zhvillua aktiviteti mbresëlënës, “20 vite, Dita Naimiane”, i përgatitur nga ‘Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri” dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe Komunën Rahoves-Kosovë.
Dita e parë e aktivitetit, me objekt, ‘Konferencë shkencore-Rilindja Kombëtare dhe kontributi i Vëllezërve Frashëri’, u zhvillua në Përmet, ndërsa dita e dytë, me fjalë përshëndetëse, koncert, interpretime dhe vizita në muzeun ‘Vëllezërit Frashëri’, u zhvillua në vendlindjen e rilindësve, në Frashër.
Në këtë aktivitet, morën pjesë intelektualë të njohur të letrave e fushave të tjera nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore e hapësirat mbarë-shqiptare; drejtues vendorë e funksionarë shtetërorë nga këto vende etj…
DITA E PARË, KONFERENCA SHKENCORE
Në orën 17:00, në mjediset e Qendrës Kulturore Përmet, paraprirë nga shoqërimi i Himnit Kombëtar, u zhvillua ‘Konferencë shkencore-Rilindja Kombëtare dhe kontributi i Vëllezërve Frashëri’. Në të, përshëndetën: Tomorr Kotorri, Kryetar i ‘Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri’; Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashizmit dhe Smajl Latifi, Kryetar i Komunës Rahovec.
Përshëndetën gjithashtu, Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, aktori Xhevat Limani; Hulusi Hako; Kryetar i Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; studjusesit Bekim Kelmendi e Sadik Shala, Prof Fatos Rushiti, Sunaj Ramini nga Kumanova e të tjerë.
PËRSHËNDTJA E TOMORR KOTORRIT
Konferencat shkencore që janë organizuar në Frashër dhe Përmet, pasurojnë kulturën e shoqërisë dhe njohin drejtpersedrejti brezat e sotëm dhe të ardhshëm, me historinë e ndritur të kombit tonë. Dangëllia dhe Frashëri sot nuk janë në ditët më të mira, nuk është atje ku e meriton, është braktisur dhe çdo ditë dëgjon më pak zëra të` njerëzve. Kapacitet e pushtetit lokal janë të pa mjaftushmë për teë finanacuar dhe bërë Frashërin. Por të gjithë bashkë deputetë, kryetar bashkie, profresorë, akademikë, Kryegjyshta Botërore Bektashiane Tiranë, poetë, shkrimtarë, drejtues shoqatash, të ngrejmë zërin dhe të lobojmë së bashku që kjo zonë, Frashëri si Meka e shqiptarëve, të marrë vlerat që meriton.
Organizimin e ‘Ditës naimiane, shoqata jonë e ka bërë për dy arësye:
E para, për lartësimin në vijushmëri të jetës dhe veprës së vellëzerve Frashëri, Abdyl , Naim dhe Sami Frasheri, dhe te patriotëve të tjerë që ka nxjerre kjo trevë, si dhe të tjerë personalitete, me kontribute për kombin.
E dyta ka si qëllimi, përveç vlerësimit në vijueshmëri të jetës dhe veprës bijve të mëdhenj të Frashërit dhe Shqipërisë, por njëherësh edhe një thirrje për të ruajtur e lartësuar emrin e Frashërit, këtë vatër simbol të kombit, për sensibilizimin e shqiptarëve, të qeverisë shqiptare, të shtetit dhe kombit që, me projekte të veçanta, të mbështesin e ndihmojnë fuqishëm Frashërin, me qëllim që ai të kthehet në një qendër historike kombëtare kulturore. Më e rëndësishmja, është asfaltimi i rrugës automobilistike, Piskovë-Frashër, ku, pavarsisht përpjekjve nuk kemi aritur ndonjë rezultat konkret…
PËRSHËNDETJA E DEDE BABA, EDMOND BRAHIMAJ
(Kumtuar nga dervish Hazan Cakranji).
Në emër të Zotit , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, E nderuar Kryetare e Bashkisë Përmet znj. Hoxha! I nderuar Kryetar i Shoqatës atëdhetare kulturore, mbarëkombëtare, Vëllezërit Frashëri, z. Tomorr Kotori! I nderuar Kryetar i Komunës Rahovec Z. Smajl Latifi,
E nderuar Kryetare shoqatës “Zëri i mërgimtarit znj. Molla! Të nderuar akademikë e studiues, hulumtues të figurës emblementare të Shqipërisë e jo vetëm , Sami Frashërit.
Jam tepër i nderuar e privilegjuar që në këtë fjalë përshëndetëse , më jepet rasti t’ju përgëzoj për tematikën e zgjedhur në këtë muaj kulture që ju dedikohet vëllezërve Frashëri.
Figura e ndritur e Sami Frashërit , këtij ideologu të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, sa më shumë ta studiosh aq më shumë xhevahire të vyera e plot botëkuptim nxjerr.
Me larminë dhe shumëdimensionalitetin e veprave të tij, Sami Frashëri tregoi universalitetin kulturor dhe intelektual. Ai ishte një shkencëtar i madh që kontribuoi në përparimin e shumë fushave shkencore (natyrore dhe sociale) dhe fushave të artit. Një nga çështjet komplekse të popujve ballkanikë dhe veçanërisht të shqiptarëve me të cilën ai u mor më shumë, është fillimi i përhapjes së Islamit, i cili u përqafua në trojet shqiptare, jo vetëm në variantin kryesor të tij, sunit, por edhe në formën e urdhra të ndryshëm (tarikate), si Bektashi, Halveti, Melami, Kaderi, Sadi, Rufai, Nakshibendi, Shazeli, Mevlevi etj. Në këtë studim u përpoqëm, edhe pse në mënyrë koncize, të paraqesim mendimet dhe pikëpamjet e tij për tarikatin bektashi, tarikatin më të njohur në Trojet shqiptare e në mbarë botën , .
Kur flasim për Sami Frashërin menjëherë na vjen ndërmend vepra e tij madhore, që më pas do të bëhej dhe plan-programi i rilindasve tanë, “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.
Po të shikojmë veprat e Sami Frashërit, do të gjejmë një larmi shkrimesh, duke filluar nga gjeografia, historia, filozofia etj. Jo më kot e kanë quajtur Samiun, enciklopedi lëvizëse. Sa për ilustrim përmendim këtu enciklopedinë e tij “Kamus el Alam” në gjashtë vëllime me gjithsej 4830 faqe, ku ka me mijëra njësi të veçanta historike dhe gjeografike me karakteristika të hollësishme, që shumë prej tyre nuk i gjen dot diku tjetër. Samiu njihet gjithashtu edhe për temat që preku në shumë gjuhë të ndryshme si turqisht, arabisht, persisht, frëngjisht, greqisht etj. Ai njihet edhe si autori i romanit të parë të turqishtes moderne “Dashuria e Talatit me Fitnetin” si dhe hedhësi i themeleve për alfabetin e gjuhës turke. Sami Frashëri ose siç njihet në librat e tij Shemsedin Sami shkruajti dy libra në fushën e islamistikës: “Qytetërimi Islam” dhe “Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit”. Janë këta dy libra, sado modest, të cilët Samiu i shkruajti. Në fund të veprës “Qytetërimi Islam” ai na lajmëron edhe për dy libra të tjerë në këtë fushë, pikërisht: “Popujt Islamë, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja” dhe ” Qytetërimi Evropian” në të cilin siç thotë Samiu do të trajtonte se qytetërimi i tanishëm evropian ka lindur nga qytetërimi Islam dhe bektashizma.
Ndërsa për sa i përket përhapjes së Islamit duke i bërë një krahasim me Krishterimin, Samiu thotë se, “Islami ndryshe nga Krishterimi në përgjithësi është hapur vetvetiu, pa përdorimin e forcës”. Kështu vazhdon Samiu edhe më poshtë duke dhënë argumente dhe kundërargumente për ata që pretendojnë se Islami është përhapur me forcë.
Po të shikojmë librin e dytë, “Qytetërimi Islam”, do të shohim një Sami me një kulturë të gjerë, i cili nuk njeh vetëm qytetërimin Islam por njeh edhe shumë qytetërime të Evropës Perëndimore dhe në këtë mënyrë ai shtron shumë çështje interesante. Në fillim të veprës Samiu jep shpjegime të mjaftueshme dhe të arsyeshme rreth dallimit të njeriut nga kafshët dhe dallimin e njerëzve midis tyre. Njeriu, thotë Samiu, ka diçka që s’e ka askush: “Mendjen dhe inteligjencën”. Po dallimin mes njerëzve nuk e bën ngjyra e lëkurës apo rroba që ka veshur, por e bën fuqia e tij mendore dhe shkencore, pra qytetërimi i tij. Për Samiun, thelbi i qytetërimit dhe masa e zhvillimit të tij, është dituria. Pas këtyre që thamë pak më lart Samiu futet në thelbin e problemit. Ai u përgjigjet shumë pyetjeve që qarkullonin me së shumti në kohën e tij:
Qytetërimi Islam, ndryshe nga qytetërimet e tjera, ka disa karakteristika të veçanta. Ai, thotë Samiu, nuk është ndërprerë asnjëherë, ndonëse gjithmonë ka pasur përpjekje nga misionarë të ndryshëm edhe për ta zhdukur atë, kjo ndodh, thotë Samiu, sepse ai mbështetet në Fenë Islame e pikërisht në mësimet e Kur’anit dhe të Traditës Profetike.
Për të treguar shkallën e qytetërimit islam në 8-9 shekujt e parë të paraqitjes së Islamit, Samiu, tregon për arritjet e muslimaneve në fusha të ndryshme të shkencës: në astronomi, matematikë, histori, gjeografi, në shkencat natyrore, mjekësi, filozofi, letërsi etj. Këtu ai përmend me qindra emra që kanë dhënë kontributin në fushat e mësipërme. E tillë ka qenë bota Islame në 8-9 shekujt e parë, bënin garë në dituri, shkencë, dije fetare etj., arriti puna sa në kohën e halifes së njohur Ma’mun, veprat e dijetarëve të peshoheshin me flori. Këto ishin pak fjalë rreth Sami Frashërit dhe kontributit që ai ka dhënë në fushën e islamistikës.
Sami Frashëri shkroi shumë, mbi 60 vepra: shqip, turqisht, arabisht, persisht, disa prej tyre me shumë vëllime. Revistat më serioze të kohës, ishin kryekëput të tijat, po edhe në gazetat e tjera të kohës artikujt e Samiut zinin vendin kryesor.
Veprat e tij në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat që i shkroi në gjuhën turke, janë të pakta, mirëpo këtu Samiu i preku çështjet më të ndjeshme, më të domosdoshme dhe më me interes për popullin shqiptar: hartoi alfabetin shqip, shkroi gramatikën shqipe, siç e quan ai, “Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, që kishte rëndësi jo vetëm shkencore, por edhe më gjerë.
Çfarë force intelektuale dhe sa largpamës ka qenë Samiu, pa dyshim, mund të shihet në këtë vepër, ku para njëqind e sa vjetësh i shtron pikëpamjet e veta për një shtet të fortë, demokratik dhe të organizuar shqiptar.
Ndërkaq, në veprën në gjuhën turke Samiu, thuajse nuk la fushë të shkencës pa e shkelur, në shumë prej tyre ishte edhe pionier. Shkroi vepra letrare, filologjike, linguistike, dialektologjike, islamologjike, didaktike, leksikologjike etj.
Sa për kuriozitet po i përmendim vetëm veprat nga fusha e leksikologjisë, ku hartoi fjalorët: Frëngjisht-turqisht me afër 50 mijë fjalë; Turqisht-frëngjisht me afër 35 mijë fjalë; Arabisht-turqisht ; Fjalori i gjuhës turke me 1575 faqe, me afër 45 mijë fjalë, i punuar me një metodologji bashkëkohore. Ky është fjalor normativ i gjuhës së atëhershme turke dhe do të shërbejë si bazë për shumë fjalorë të mëvonshëm. Megjithatë, vepra e cila e bëri Samiun shkencëtar në nivele ndërkombëtare; vepra e cila e kishte shtyrë të shëtisë bibliotekat e shumta të kohës; vepra e cila e kishte lodhur më së shumti (i kushtoi 11 vite), është, KÂMÛS AL-A’LÂM. “Çdo shkencë dhe disiplinë shkencore e ka shijen e vet… Historia dhe gjeografia, thotë Samiu, janë nga shkencat më tërheqëse. Në të vërtetë njeriu ka dëshirë të dijë për gjendjen e planetëve të largëta, e si të mos ketë dëshirë të dijë për rrethanat e rruzullit tokësor në të cilin jeton? Pastaj, ka apo nuk ka gjallesa në Jupiter, në Saturn, nëse ka, gjithnjë mendon se çfarë gjallesash janë; pastaj, si të mos e di gjendjen e gjyshërve, stërgjyshërve të vet dhe popujve të ndryshëm që jetojnë në planetin e tokës. Ja pra, këto dy gjëra, e para mësohet me gjeografi, kurse e dyta me histori”.
Jam i bindur se një analizë akoma dhe më të zgjeruar të veprës së Tij të hershme aq sa dhe aktuale do ta paraqesin studiuesit e nderuar panelistë në këtë aktivitet me vlera edukimi të larta.
Jemi me fat sot, që ky bektashi famëlartë , e përkujtojmë për veprimtarinë e kontributin e gjithanshëm që i ka dhënë Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
Zoti na bekoftë të gjithëve! Amin!’
KUMTESAT NË KONFERENCË 
Kumtuan në konferencën ‘Konferencë shkencore-Rilindja Kombëtare dhe kontributi i Vëllezërve Frashëri’: Kozeta Jashari, me “Sami Frashëri mbi të drejtën e ndërtimit të shtetit shqiptar dhe qytetërimi europian”, (përgatitur nga, Pr. Dr. Alfred Frashër); Prof. Dok. Sherif Bundo, me “Këndvështrime dhe mendime ekonomikë të Sami Frashërit, në veprën, ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”; Publicisti e shkrimtari Kujtim Boriçi, me “Shoqëria atdhetare ‘Drita dhe Dituria’, fjalori i gjuhës shqipe i Sami Frashërit; studiues Nuri Cuni, me vepra e Sami Frashërit, ”Shqipëria ç’ka qënë,çështë dhe çdo te bëhet ”, për besimin fetar; Janaq Jano, me Sami Frashëri dhe Gramatika e gjuhës Shqipe”; Prof. Dr. Shyqyri me “Frashëri, shkollë e madhe kombëtare”, Kujtim Mateli, me ‘Sami Frashëri, dijetari dhe shkencëtari i përmasave Europiane, që lartësoi misionin historik të Rilindjes Kombëtare’; Poeti Lumo Kolleshi, me “Shoqëria atdhetare ‘Drita dhe Dituria’, fjalori i gjuhës shqipe, Drejtshkrimi i shqipes dhe roli i Sami Frashërit’; poetja Anila Mihali, me “Frashëri dhe Dangëllia, djepi i kulturës kombëtare”…
DITA E DYTË, NË FRASHËR
Dita e dytë e këtij aktiviteti, u zhvillua në Frashër. Këtu pas çeljes së aktivitetit, u vunë kurora lulesh tek bustet e vëllezërve Frashëri.
Në vijimësi, u ndoqën, montazh muziko – letra me nxënësit e shkollës së mësme “Sami Frasheri’ Përmet, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Melq Gosnishti” Përmet, shkolla e mesme Këlcyrë, si dhe nxënës nga Rahoveci e Suhareka me poezi për Naim Frashërin dhe pas montazhit. Pas tyre, në ‘Poeteka Frashër’, recituan aktorë e poetë të njohur si dhe u ndoq montazhi poetik i nxënësve të shkollës “Sami Frasheri” , shkollë 9-vjeçare “Meleq Gosnishti”, Përmet dhe nxënësve nga shkolla “Mustaf Ibishi”të Rahovecit dhe Suharekës.
Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit bënë vitita në mjediset e mueut të vëllezërve Frashëri dhe në teqenë e Baba Nasibiut, ku kanë mësuar ddhe vëllezërit Frashëri.F

Fotot:

Hisen SULEJMANI
Shkëlzen HËNKOJA