Ditën e shtunë, më 8 qershor 2024, në Hotel Partner në Vlorë, u zhvillua një aktivitet i veçantë, ku mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e promovimit të librit të autorit Vullnet Bilbilaj ‘Gurët që flasin’, një buqetë poezish ku rrëfehet marrëdhënia e tij artistike me natyrën, shoqërinë, origjinën etj.
Në prani të shumë personaliteteve të letrave shqipe, pjestarëve, miqve dhe dashamirësve të autorit, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj shprehu një vlerësim të lartë, për figurën dhe kotributin e këtij studiuesi, shkrimtari, duke i uruar Vullnet Bilbilajt jetë të gjatë dhe krijimtari të bollshme në vitet e ardhshme!
– Diskutime, përshëndetje, këngë dhe recitime:
1. Prof. Gëzim TUSHI, sociolog dhe psikolog, Mjeshtër i madh, Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut – autor i parathënies;
2- Ahmet DEMAJ, publicist, veprimtar, kryetar i degës së Vlorës për shoqatën Atdhetare – Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit”;
3. Vullnet SINAJ, Deputet i Vlorës në Kuvendin e Shqipërsië, dashamirës i kulturës dhe letërsisë;
4. Dr. Alta Azizi HALUCI, pedagoge e Letërsisë në Departamentin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë;
5. Ilirian ALI, aktor i teatrit “Petro Marko” të qytetit – reciton poezinë e autorit “Gurët që flasin”;
Morën pjesë dhe përshëndetën edhe At Spiro Bulika, i kishës Shën Athanasi – Selenicë, deputetët Vullnet Sinaj dhe Dr. Bujar Leskaj, prof. Gëzim Tushi, Nderi i Diturisë artistike Arben Meksi dhe figura të tjera të njohura në Vlorë e më tutje.
Në përmbledhjen me 150 faqe, autori zgjerohet në gamën e temave që nga poezia romantike e meditative e deri tek vargjet ku përshkruhen ndjesi personale dhe rrethana sociale.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ