INTERVISTË E KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, ME BLENDI FEVZIUN, NË MALIN MISTIK TË TOMORRIT

Ditën e Mërkurë, 12 qershor 2024, gazetari i njohur Blendi Fevziu, në malin mistik të Tomorrit, bëri një intervistë interesante me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Gjithë fokusi i intervistës në ishte historia e këtij mali të shenjtë, si ky kryemal i bektashinjve, që u bë simbol i shqiptarëve, i besimit të mrekullueshëm bektashian, këtij besimi tolerant, si dhe për harmoninë e tolerancën e mbarë shqiptarëve, duke e kthyer këtë objekt në simbol bashkimi dhe vëllazërimi. Sot, këtu është një mrekulli jo vetëm për natyrën e mrekullueshme dhe të jashtëzakonshme. Në çukën, Abaz Ali, shikon gjithë hapësirën pafund, deri në Karaburun, Maqedoni dhe brigjet e Italisë. Kryegjyshi, Dede Edmond Brahimaj, u ndal veçmas në historinë e këtij mali, për ardhjen e Aabaz Aliut në Tomorr që herët, duke theksuar dhe vargjet e Bektashiut të Madh, poetit kombwtar, Naim Frashëri:
Abaz Aliu zu Tomorr,/
Erdhi afër nesh,/
Shqipëria s`mbet e gjorë,/
Se Zoti e desh.
Pelegrinazhi i përvitshëm në datat 20-25 gusht është bërë një traditë për mbarë shqiptarë kudo që janë, si dhe nga gjithë bota, që vijnë në këtë kryemal të bektashinjve. Pyetjet e njëpasnjëshme të Blendi Fevziu iu dha një hapësirë gjithë intervistës, ku u përmend dhe puna e madhe e gjyshatës së Skraparit. Sekretari i kësaj gjyshate, z. Zalo Qato shpalosi punën 23-vjeçare në këtë mal mistik, ndryshimet në ndërtimeve teqesë, ambienteve të mrekullueshme në sajë.
Gjatë intervistës e bashkëbisedimit të lirë, u theksua puna e kësaj gjyshate dhe ndihmesa e dhënë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane ndër vite, që nga rihapja e pelegrinazhi në vitin 1992 nga Kryegjyshi Haxhi Dede Reshat Bardhi e në vijimësi, vazhduesi i rrugës së tij, Dede Baba Edmond Brahiamaj.

Përgatiti: Nuri ÇUNI