SOT, NË DITËN E KURBAN BAJRAMIT, KRYEGJYSHI BOTËROR PRITI NË SELINË E SHENJTË TË KRYEGJYSHATËS, PERSONALITETE FETARË E SHTETËRORË, DIPLOMATË DHE BESIMTARË TË SHUMTË, QË ERDHËN PËR TË URUAR, PËR KËTË FESTË TË SHENJTË

Sot, në ditën e veçantë dhe të shenjtëruar të Kurban Bajramit, 16 qershor 2024, në këtë ditë tradicionale të ritit dhe faljes, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, priti në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, personalitete fetarë e shtetërorë, diplomatë dhe besimtarë të shumtë, të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, etj. që erdhën për të uruar, për këtë festë të shenjtë.

Mes të tjerëve, Dede Edmond Brahimajn, erdhën dhe e uruan për Kurban Bajram edhe: Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj; përfaqësuesi i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Lirim Neziri; Ambasada e SHBA: Ambasadorja e Izraelit; Ambasadori i OSBE; Ambasadorja Bullgare; Ambasadori i Libanit; nga Komunitetet Fetare: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu; Nunci Apostolik; Kisha Ortodokse; Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj; nga Vëllazëria Ungjillore, VUSH; Kryetari i Tarikatit Kadri, Sheh Bujar Harasani; Ilir Meta, Kryetar i Partisë së Lirisë; Profesorë, studiues dhe shumë turist nga Franca dhe Britania.
Shumë prej mysafirëve, në këtë ditë, zhvilluan vizita edhe në mjediset e Odeonit, ku vizituan nga afër Muzeun e Bektashizmit, fondin e Bibliotekës, Galerinë e Artit bektashian etj…

Miqtë e shumtë, përveç urimit për festën, morën dhe bekimin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmondit “… Për më shumë dashuri, harmoni e respekt njerëzor, në këtë kohë të trazuar të ngjarjeve të luftës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrahinë, për kohët e vështira që po kalojmë. Prandaj, adhurimi dhe lutjet tona janë, për një paqe globale dhe prosperitet”.

Përgatiti: Sheldiana Jano
Fotot: Nuri ÇUMANI

 

FOTO: KRERËT E BESIMEVE FETARE NË DITËN E KURBAN BAJRAMIT