Ditën e enjte, 20 qershor 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj priti në një takim, Alp Eren Topal dhe Zeynep Oktay, dy profesorë të historisë nga Turqia.
Gjatë takimit, u diskutua rreth bektashizmit dhe rolin e fesë në kuadër të harmonisë fetare dhe paqes në botë, ku Kryegjyshi Botëror i njohu nga afër mysafirët mbi bektashizmin, roli i tij universal në këta 8 shekuj si dhe aktivitetin e Qendrës Botërore Bektashiane, me qendër në Shqipëri.
Ndër të tjera, Dede Edmond Brahimaj shtoi se Qendra Botërore Bektashiane, luan një rol të veçantë për tolerancën dhe harmonin fetare, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Në marrëdhëniet e saj ndërfetare, ajo bashkërendon dhe jep mesazhin e qartë për bashkëveprim dhe përpjekjet për një paqe globale.
Mysafirët zhvilluan edhe një vizitë në mjediset e Odeonit (qendër fetare-kulturore), ku u njohën nga afër me muzeun e bektashizmit, bibliotekën, arkivin, fototekën/fonotekën, galerinë etj.
Në fund, miqtë, pasi shprehën falënderimet për pritjen, vlerësuan lart kontributin Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në kontekst të harmonisë fetare, dialogut ndërfetar dhe paqes.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ
Fotot: N. ÇUMANI