Për 10 ditë, ne, bota bektashiane aleviane mbajtëm Matem, mbajtëm zi, për Qerbelanë, për 72 dëshmorët e saj, me Imam Hysejnin në krye. Përkujtojmë Qerbelanë, dëshmorët e saj, që luftuan për liri, për paqe, në Ujdhesën Arabe të kohës, për emancipim të jetës njerëzore, që të kishte liri, që jeta të demokratizohej, që gruaja të kishte të drejta, e të trajtohej, njëlloj si njeri, si burri, që njerëzit të besonin në një Zot të vetëm, jo në idhuj: dru, gurë, fenomene, shkreptima të natyrës por, në një besim dhe në një Profet, në Profetin Muhamed a. s.
Dëshmorët e Qerbelasë, që luftuan për liri, u tradhtuan, u zunë në kurth, në pabesi nga qindra mijëra falanga, ushtarësh të Jezitit, pa ujë, pasi i helmuan dhe të vetmin burim uji për jetën, Lumin Eufrat. Me mbetjet e ushqimeve që kishin me vete, grurë, fasule etj, sajuan të vetmin ushqim për të vazhduar luftën, ashuren. Ashurja që shpërndahet është një përshpirtje, veneracion, një shenjë nderimi, mirënjohje, ëmbëlsimi, si shenjtërim për Dëshmorët e Qerbelasë.
Fotot: Nuri ÇUMANI