ZHVILLOHET CEREMONIA TRADICIONALE E ASHURES NË TEQENË E TURANIT, KORÇË

Gjyshata Bektashiane e Korçës, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka organizuar ceremoninë tradicionale, me rastin e festës së Ashures. Kanë marrë pjesë në këtë aktivitet përfaqësues të autoriteteve të larta, drejtues të komuniteteve fetarë në Korçë, besimtarë si dhe të tjerë të pranishëm.
Gjithashtu, për të gjithë të pranishmit u shpërnda ashure, e cila është ëmbëlsira e posaçme, që merr emrin e kësaj dite.
Festa të tilla bashkojnë jo vetëm besimtarët, por mbarë njerëzit, ndaj është e rëndësishme që ato të kalohen në harmoni dhe me personat e dashur.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ