NJOFTIM

 

Të mërkurën, më 11 shtator 2024, ditën e 40-të të ndarjes nga jeta të myhibes Merushe Brahimaj, nëna e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, në Selinë e Shenjtë bëhet përkujtimi i saj.
Kryegjyshi, në mjediset e Selisë së Shenjtë, pret vizita nga 0ra 09:00 e kësaj dite, deri në mbrëmje.