HISTORIA E BEKTASHIZMIT NË MEDIET KOMBËTARE

Sot, më 19 shtator 2024, në dy faqe të gazetës kombëtare të përditshme, ‘Telegraf’, është botuar shkrimi, “Biografia e Profetit Tonë, Hazreti Muhamed”, me autor, Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi, Dede Baba, Dr. Edmond Brahimaj.

BIOGRAFIA E PROFETIT TONË, HAZRETI MUHAMMED

Nga, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi, Dede Baba, Dr. Edmond BRAHIMAJ

Profeti jonë dhe më i fundit i të gjithë Profetëve Hazreti Muhammed Mustafa, mëshira dhe paqa e Zotit qofshin mbi ‘të, ka lindur në qytetin e Uruar Mekke të Hixhazit të Arabisë, ditën e hënë më 12 të Muajit Arab Rabiyl Ev-ve, që korrespondon më 21 Prill të vitit 571, pas Krishtit, prej fisit më të lavdëruar dhe më të parit të Arabisë Kurejshit, është i biri i Abdull-llahut të birit të Abdul-mutal-libit dhe i mëmës tij Emine e bija e Vehebit dhe fisi i kësaj bashkohet me gjyshin e pestë të profetit nga i ati.

I Ati i Profetit e la në barkun e së ëmës se ai prej një udhëtimi për tregti për në Sham duke u kthyer në qytetin e Medines u sëmur e ndërroi jetë atje.

Ndër familjet e mëdha të Arabisë e kishin për zakon që fëmijëve të vet nuk i jepnin qumësht Nënat e veta por këtu përveç Zakonit Nëna e Profetit tonë nuk kishte qumësht për ta ushqyer foshnjën dhe ja dha të quajturës Halime së shoqes së Harithit të birit të Abdyl-Ezzinga fisi I beni Sa-adit, e cila e mbajti 4 vjet rresht dhe ja dorëzoi Profetin Mëmës së tij dhe të gjyshit Abdyl Mutal-libit që e kish nën kujdesje.

Në vitin e gjashtë të jetës së Profetit Mëma e tij e uruar Emine u nis për në Medine për të vizituar Varrin e Burrit të Saj, meqë dhe kjo ishte nga Medine në këtë rast vizitoi dhe farefisin e saj, ku mbasi ndenji një kohë prej një Muaji u rikthye për në Mekke, por në atë udhëtim u sëmur dhe në vendin e quajtur (ebva) e aty ju bë varrimi; kështu që Profeti mbeti pa nënë e pa babë, në këtë udhëtim që bëri me Mëmën e tij i shoqëronte edhe shërbëtorja Abisineze të trashëguar prej të Atit e quajtur Ummi Ejmene, e cila e solli tek i gjyshi dhe ajo i shërbente në vend të Nënës.

Në moshën tetë vjeç ndërroi jetë dhe i gjyshi; atëherë e mori nën kujdesje Xhaxhai i tij Ebu Talibi.

Profeti gjatë jetës së tij të rinisë dallohej midis shokëve me zgjuarsinë, drejtësinë, besnikërinë sa prej të gjithëve u titullua me titullin besnik. Ai i neveriste tepër idhujt që i faleshin fisi i tij në atë kohë.

Në moshën 25 vjeç Ai u martua me Zonjën e Lartër të nderuarën Hatixhe e bija e Hujledit, nga fisi më i mirë e pasanik dhe kjo ishte e vejë.

Me Zonjën e nderuar Hatixhe i fali Zoti këta gjashtë fëmijë:

Abdull-llahun, 2.Kasimin, 3.Zejneben, 4.Rukijen, 5.Ummu Gjylthum dhe 6. Fatimen.

Të pesë të parët që në gjalljen e tij njëri pas tjetrit i kanë vdekur, vetëm Fatimeja i mbeti dhe kjo ndërroi jetë mbas gjashtë muajve që kishte kaluar nga kjo jetë Profeti.

Kur Profeti plotësoi moshën 40 vjeç i madhi Zot i ngarkoi Profetësin. E para që e vërtetoi dhe ju bind rrugës së Tij qe e shoqja Hatixhe.

Menjëherë filloi të predikojë fenë e tij Myslimane anë e mbanë duke ju bërë apel njerëzisë për të njohur vetminë, njësinë dhe fuqinë e Zotit dhe për tu larguar nga falja e idhujve në faljen e Zotit, për tu larguar nga të këqijat në të mirat e që ti zbatonin urdhrat e Zotit, ku disa ju bindën dhe disa i kundërshtonin, kështu që hasi shumë pengesa e vështirësi.

Në moshën 50 vjeç të Profetit ndërroi jetë Xhaxhai dhe Kujdestari i tij Abu Talibi, mbas një kohe të shkurtër ndërroi jetë, po në atë vit ndërroi jetë dhe e shoqja e Profetit Zonja e nderuar Hatixhe.

Profeti mbeti i pamartuar tre vjet, më vonë u martua me të bijën e Ebu Beqirit Aishen.

Në këtë moshë 53 vjeç nga urrejtja e mos besimtarëve të asaj kohe dhe nga luftërat që ata i bënin u detyrua që të largohet nga vendlindja e tij e të emigrojë për në Medinen e uruar (që atje fillon viti i emigrimit) atje predikoi fenë e vërtetë, ju vuri në dukje ç’është e vërteta, drita dhe errësira kështu e rrethuan dhe ju bindën të gjithë.

Me qëllim Propagande për përhapjen e fesë në rrethin e grave dhe për të zgjeruar rrethin e tij sado që të ishte në moshën e kaluar u detyrua që të martohet dhe me shumë gra të tjera, ku në atë kohë ju dërguan disa prej Mbretit të Egjiptit Mukavkës, midis tyre dhe një grua e quajtur Marie. Profeti atë përveç që e pranoi por edhe e futi në fenë e tij e me kurorë legale e mori për grua, ku Zoti me të i fali një fjalë me emrin Ibrahim i cili rrojti një vit e gjysmë pastaj ndërroi jetë.

Në Medine siç thamë më sipër që Profeti përhapi fenë Muhammedane ku fama e tij u përhap në të gjitha anët e botës ku besimtarët dita ditës shtoheshin dhe shumëzoheshin, ai bëri shumë luftëra dhe doli triumfues dhe hapi shumë vende të pabindura.

Mrekullitë që ai tregoi kanë qenë të panumërta dhe që i di gjithë bota anembanë dhe një nga këta ka qenë libri i shenjtë Kur-ani.

Meqenëse Profeti ka qenë analfabet pa shkrim e pa lexim, i madhi Zot si mrekulli i fali librin e shenjtë Kuranin, libri më i përsosur filozofik, ku zbritja e këtij libri vazhdoi për 23 vjet rresht. I madhi Zot me anën e ndërlidhësit Engjëllit Xhibril ja transmetonte fjalët dhe urdhrat e tij Profetit.

Në mbarimin e radhitjes të librit të shenjtë të Kur-anit Profeti mbushi moshën 63 vjeç.

Prej një gostie që i ofroj një grua e quajtur Ummi il-Barr-rrani e cila i kishte hedhur helm në ushqime e prej këtij helmimi vuajti disa ditë dhe më vonë kaloi në jetën e pasosur e të lumtur.

Ndërroi jetë në qytetin e Uruar Medine në Vitin 634 mbas Krishtit, Varri i tij ndodhet atje dhe vizitohet prej gjithë Botës.

Profeti jonë ka qenë i drejtë, kurrë nuk thoshte gënjeshtra ka qenë buzë qeshës në pritje e përcjellje, ka qenë shumë i thjeshtë dhe shumë i pastër në pritje e përcjellje njerëzinë, e kishte të një lloji si të pasurin dhe të vobektin, ishte kokulur e jo kryelartë. Urrente dhe neveriste hipokritët, shpifësit, dallkaukët dhe të pa pastërtitë.

Varfërinë e kishte për mburrje, mëshironte dhe përkrahte e u vinte në ndihmë të varfërve e të vobektëve, ishte durimtar kurrë nuk revoltohej, çdo fjalë që i drejtohej ai e priste me gjakftohtësi, ishte i zgjuar e kuptonte ç’ thoshnin të tjerët por dhe të tjerëve u jepte të kuptonin, i transportonte njerëzisë fjalët dhe urdhrat Hyjnore të përpikta pa ndonjë shtesë ose pakësim, ishte zemërgjerë. Kurrë nuk i pëlqente mendjemadhësia dhe lëvdimi. Kurrë nuk fliste mbrapa shpine, por cilitdo ja thoshte në ballafaqim me thjeshtësinë e tij, fitoi admirimin e mbarë botës ku dhe Zoti vetë e ka lavdëruar me Ajet në librin e shenjtë Kur-anë, ku thotë :” Ti i ke Karakteret më të mira.”

SOM 1

“Profeti jonë ka qenë i drejtë, kurrë nuk thoshte gënjeshtra ka qenë buzë qeshës në pritje e përcjellje, ka qenë shumë i thjeshtë dhe shumë i pastër në pritje e përcjellje njerëzinë, e kishte të një lloji si të pasurin dhe të vobektin, ishte kokulur e jo kryelartë. Urrente dhe neveriste hipokritët, shpifësit, dallkaukët dhe të pa pastërtitë.”

SOM 2

“Profeti Muhamed, mëshironte, përkrahte, u vinte në ndihmë të varfërve e të vobektëve, ishte durimtar kurrë nuk revoltohej, çdo fjalë që i drejtohej ai e priste me gjakftohtësi, ishte i zgjuar e kuptonte ç’ thoshnin të tjerët por dhe të tjerëve u jepte të kuptonin, i transportonte njerëzisë fjalët dhe urdhrat Hyjnore të përpikta pa ndonjë shtesë ose pakësim, ishte zemërgjerë. Kurrë nuk i pëlqente mendjemadhësia dhe lëvdimi. Kurrë nuk fliste mbrapa shpine, por cilitdo ja thoshte në ballafaqim me thjeshtësinë e tij, fitoi admirimin e mbarë botës.”

SOM 3

“Profeti jonë, Hazreti Muhammed Mustafa, ka lindur në qytetin e Uruar Mekke të Hixhazit të Arabisë, ditën e hënë më 12 të Muajit Arab Rabiyl Ev-ve, që përkon me 21 Prill të vitit 571, pas Krishtit, prej fisit më të lavdëruar dhe më të parit të Arabisë Kurejshit, është i biri i Abdull-llahut të birit të Abdul-mutal-libit dhe i mëmës Emine e bija e Vehebit dhe fisi i kësaj, bashkohet me gjyshin e pestë të profetit nga i ati.”

BOX

DISA THËNIE, NGA PROFETI MUHAMET:

-Mos iu komunikoni të tjerëve për fjalë të mija, përveç atyre që ju i dini me siguri se i kam thënë.

-Kushdo që më ngjit besime dhe parime që nuk janë të mijat, ai do të shkojë në skëterrë.

-Zoti thotë: O njeri, ti vetëm ndiq ligjet e mia dhe ke për t’u bërë si Unë .

-Për çdo gjë ka një ilusrë dhe ilustra e zemrës, është përmendja e Zoti.

-Kushdo që dëshiron me taku Zotin, e takon atë.

-Zemra, në trupin e njeriut, është një copë mish. Kur kjo është mirë, i gjithë trupi është në rregull. Por kur kjo është keq, i gjithë trupi s’ndihet mirë. Hapni sytë pra, ajo është zemra.

-Myslimani është ai, që nga duart dhe gjuha e të cilit, njerëzit janë shpëtuar dhe, emigrant ose refugjat është ai që ikën me vrap nga ato që i ka ndaluar Zoti.

-I lumtur është ai besimtar që kur i vjen një e mirë, e zmadhon dhe e falënderon Zotin. Kur i ndodh një e keqe, ai e zmadhon Zotin dhe e kalon në durim. Prandaj besimtari shpërblehet në çdo punë, qoftë ende për shtirjen e një kafshate në gojën e gruas së vet.

– Nuk është besimtar ai që jepet pas adulterisë, vjedhjes ose pijes alkoolike, apo kush plaçkit e përdor keq. Hapni sytë! Keni mendjen.

-Myslimani i vërtetë, falënderon Zotin në lumturi dhe i përulet dëshirës të tij për fatkeqësi.

-Nuk është mysliman i plotë kush, mbush barkun e vet dhe lë fqinjët e tij të uritur.

-Njëri nuk mund të jetë mysliman, për deri sa zemra dhe gjuha e tij të mos jenë si të tilla.

-Kushdo që beson në Zot e në jetën e pastajme, duhet të respektojë mikun e tij. Cilido që beson në Zotin dhe jetën tjetër, duhet të flasë gjithmonë fjalë të mia, ose të heshtë.

-Kushdo që beson në një Zot dhe në botën tjetër, le të mos i pezmatojë fqinjët e tij.

-Urtësia dhe dlirësia formojnë pjesë në besimin Islam.

-Një që nuk ushtron urtësi e nuk frenohet nga punët e turpshme, s’është mysliman i vërtetë.

-Urtësia përmbledh gjithë virtytet e mira.

-Çdo njeri që quan një mysliman të pa fe (ateist ose infidel), e njëjta i sjellë thëniet mbi krye.

-Po më përbuzi një mysliman, është mos bindje kundër Zotit dhe, është pabesi me luftuar me ndonjërin.

-Nuk i përshtatet një folësi të së vërtetës me i mallkuar të tjerët.