KRYEGJYSHI BOTËROR, DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË CEREMONINË E ZHVILLUAR ‘DITA KOMBËTARE E REPUBLIKËS SLLOVAKE’


Ditën e enjte, 19 shtator 2024, me ftesë të Ambasadorit të Sllovakisë në Tiranë, z. Albin Otruba, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj mori pjesë në pritjen e zhvilluar me rastin e ditës kombëtare të Republikës Sllovake.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe , autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të komuniteteve fetare, kulturës dhe artit, medias dhe qytetarë të shumtë.