Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, priti ditën e premte, 29 nëntor 2024, në një takim Ambasadorin e Kroacisë në Tiranë, Sh. T. Z. Zlatko Kramaric.
Takimi kishte në fokus njohjen e bektashizmit, historinë disa shekullore dhe vlerat që ky besim i ka dhënë Shtetit Shqiptar.
Pas përshëndetjeve të rastit, Kryegjyshi Botëror e falenderoj Ambasadorin Kramaric për këtë vizitë të veçantë dhe në vijimësi, zhvilluan një bisedë të gjatë në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë institucional, në shërbim të së mirës së përbashkët.
Në vazhdim, Kryegjyshi e njohu mikun e nderuar me punën e bërë deri tani kudo në Shqipëri e jashtë saj, përmbushjen e misionit fetar e atdhetar të besimit të paqtë bektashian, për forcimin e bashkëjetesës fetare, forcimin e unitetit, harmonisë e dashurisë njerëzore pa dallim feje, etnije, race e bindjesh.
Njëkohësisht Ambasadori Kramaric evidentoi rolin e njohur të bektashinjve në përmbushjen e misionit të tyre fetar e shoqëror dhe, rolin e tyre në shtet-formimin dhe vlerat që i kanë dhënë Shqipërisë.
Më pas Ambasadori, vijoi vizitën e tij edhe në qendrën fetare-kulturore (Odeon) , në muzeun, bibliotekën, galerinë dhe objekte të tjera, duke u njohur me konkretisht me historinë 800 vjeçare të besimit të paqtë Bektashian.
Përgatiti: Xh. CULLHAJ