KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE BABA, EDMOND BRAHIMAJ I PRANISHËM NË ‘MËNGJESIN E 27-TË EUROPIAN TË LUTJES’ NË BRUKSEL, BELGJIKË

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj ndodhet për një vizitë disa ditore në Bruksel, Belgjikë për ‘Mëngjesin Europian të Lutjes’, i cili këtë vit përkon me vitin e 27-të të zhvillimit të tij, me ftesë të anëtarëve të Parlamentit Europian si: Miriam Lexmann (Sllovaki), Andreas Glück (Gjermani), Lukas Mandl (Austri), Costas Mavrides (Qipro), Charlie Weimers (Suedi) etj.
Tema e diskutimit gjatë ‘Mëngjesit Europian të Lutjes’ e këtij viti, ishte tërheqja drejt një shprese të përbashkët për më shumë pjesmarrje në njerëz, e cila mund të frymëzojë punën dhe lutjet tona: “Aty ku është Shpirti i Zotit, atje është liria”. (2 Korintasve 3:17).
Agjenda e takimit u shtri në disa ditë, ku inicioi me ditën e parë në një mbledhje zyrtare dhe darka e mirëseardhjes.
Tematikat e diskutuara ndër të tjera lidheshin me ruajtjen e lirisë fetare në Europë, sfidat aktuale dhe perspektivat e ardhshme. Liria fetare, e drejta për të kërkuar të vërtetën dhe për të jetuar në përputhje me besimin e tjetrit si një e drejtë e çmuar e njeriut dhe pjesë themelore e Identiteti Europian. Megjithatë, intoleranca fetare në Europë është në rritje duke e sfiduar gjithnjë e më shumë këtë të drejtë.
Në një debat të panelit të nivelit të lartë pas ‘Mëngjesit Europian të Lutjes’, u diskutua edhe me liderët politikë të BE-së, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit fetarë se si të ruhet liria fetare në Europë dhe si të nxisin respektin për besimet fetare në nivel kombëtar dhe europian.
Gjatë kësaj vizite disa ditore në Bruksel, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj u takua edhe me personalitete të ndryshëm fetarë e anëtarë të Parlamentit Europian si: Paulius Saudargas, Anëtar i Parlamentit European (Lituani); Dr. Katharina Von Schnurbein, Koordinatore e Komisionit Europian për luftimin e antisemitizmit dhe nxitja e jetës hebreje; Dr. Gudrun Kugler, Deputet i Parlamentit Austriak; Zëvendës President të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Alessandro Calcagno, Këshilltar i COMECE, për të Drejtat Themelore dhe TFBE ; Anja Hoffmann, Drejtore Ekzekutive e OIDAC Europë etj.

Përgatiti: Shelda AGARAI-JANO