KRYEGJYSHI BOTËROR, DEDE EDMOND BRAHIMAJ VIZITON AMBASADËN E PAKISTANIT NË BRUKSEL, BELGJIKË

Gjatë qëndrimit disa ditor në Bruksel, për ‘Mëngjesin Europian të Lutjes’ Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj zhvilloj edhe një vizitë të veçantë në Ambasadën e Pakistanit atje, me ftesë të z. Faraz Zaidi, të Ngarkuarit me Punë të Misionit të Pakistanit në Bashkimin Europian.
Gjatë takimit, ndër të tjera, mesazhet e shkëmbyera mes tyre kishin të bënin më tepër me historinë e bektashizmit dhe rolin e tij në Shqipëri e më gjerë, në periudha të ndryshme, iniciativat e ndryshme që ka ndërmarrë dhe po ndërmerr Selia e Shenjtë Bektashiane për shpërndarjen e mesazheve të paqes, prosperitetit dhe tolerancës fetare.
Nga ana e Tij, z. Zaidi pasi e falenderoj Kryegjyshin Botëror për këtë vizitë, për mesazhin që Ai dha dhe për fjalët e mira ndër tjera u shpreh se: ” Është një privilegj të prisnim Kryegjyshin Botëror Bektashian në Ambasadë, dhe jam vërtet i kënaqur të dëgjoj që ai u largua me përshtypje shumë pozitive nga ketu. Interesi i tij për të vizituar Pakistanin, veçanërisht gjatë mandatit tim si ‘Charge d’Affaires’, është një nder i madh dhe diçka për të cilën jemi shumë të entuziazmuar.”
Takimi u mbyll me mesazhe të përzemërta dashamirëse dhe bashkëpunimi për të ardhmen.