KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ: ‘ BEKTASHINJTË, KONTRIBUT PËR PAQEN’

Në studio me kryeredaktorin e programit shqip të Radio Vatikanit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, shpreh përshtypjet e tij nga takimi i sotëm me Atin e Shenjtë, shpjegon kontributin e rëndësishëm të bektashinjve në shoqërinë shqiptare dhe flet mbi idenë e shtetit bektashi në Shqipëri.

R.SH. – Vatikan
Pasi u takua, sot paradite (16 janar 2025), në audiencë me Papën Françesku, Kryegjyshi Botëror Bektashian, së bashku me delegacionin shoqërues, bënë një vizitë në Dikasterin për Dialogun Ndërfetar e, më pas, erdhën në Radio Vatikan, për një bisedë në studio me kryeredaktorin e programit shqip, don David Xhuxhën. Gjithashtu, Dede Edmond Brahimaj u prit nga drejtori editorial i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin, Andrea Tornielli, si edhe nga përgjegjësi për Radio Vatikanin në këtë Dikaster, Massimiliano Menichetti.

Gjatë intervistës me don David Xhuxhën, Kryegjyshi shprehu përshtypjet e tij nga takimi me Atin e Shenjtë, shpjegoi kontributin e rëndësishëm të bektashinjve në shoqërinë shqiptare dhe foli mbi idenë e shtetit bektashi në Shqipëri.

 

Dëgjoni intervistën e don David Xhuxhës me Kryegjyshin Botëror në linkun e mëposhtëm…

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba,  Edmond Brahimaj: Bektashinjtë, kontribut për paqen – Vatican News