KRYEGJYSHI BOTËROR MERR PJESË NË HOMAZHET NË NDER TË KRYEPESHKOPIT TË KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË, FORTLUMTURISË SË TIJ, ANASTAS JANULLATOS

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj mori pjesë në homazhet në nder të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.
Në këto homazhe morën pjesë edhe shumë besimtarë ortodoksë, përfaqësues të politikës e të institucioneve shtetërore e fetare dhe qytetarë e dashamirës të shumtë, duke vendosur kurora me lule e përcjellë ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Dede Edmond Brahimaj, pasi i shprehu ngushëllimet me të sinqerta, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe gjithë besimtarëve ortodoksë, për këtë humbje, la dhe shënimin e Tij në librin e ngushëllimeve.