Nëpërmjet një mesazhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, uron Papa Françeskun për një shërim sa më të shpejtë.
Në mesazhin e Tij, Kryegjyshi Botëror ndër të tjera shkruan:
Në këto ditë të vështira, si Kryegjysh Botëror i Bektashizmit , i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë Papa Françeskut , prijësit të besimtarëve katolikë në mbarë botën. Njëzëri bashkohemi në lutje për shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në detyra të rëndësishme e misionin e shenjtë në ndihmë të besimtarëve dhe krejt botës që ka aq shumë nevojë për mesazhe të thëna prej Tij.
Lutemi për shëndetin tënd Papa Fraçesk , Zoti qoftë me ty në këto ditë të vështira shëndetësore dhe të bekoftë me shëndet e shërim të plotë!
Amin!