Ditën e enjte, 27 shkurt 2025, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi, Dede Baba, Edmond Brahimaj, zhvilloi një takim të nivelit të lartë me drejtuesit e kabinetit të z.Antonio Costa, President i Këshillit Evropian.
Në këtë takim u fol mbi projektin e qeverisë Rama mbi Shtetin Sovran Bektashi, mbi projektet e Kryegjyshatës Botërore me BE-në, gjithashtu dhe për rolin që këto projekte synojnë të kenë në të 33 shtetet ku shtrihet Bektashizmi.
Ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj u ndal tek vlerat dhe vizioni i Kryegjyshatës Botërore, të cilat janë në harmoni të plotë me ato të Bashkimit Evropian.
Drejtuesit e kabinetit, u shprehën falenderues për këtë vizitë dhe të lumtur që Kryegjyshata Botërore mund të punojë për më shumë paqe, harmoni, vlera kulturore, demokraci e prosporitet në vendet kandidate dhe më gjerë.