Të martën, më 4 mars 2025, në ditëlindjen e 90-të të ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Baba, Reshat Bardhi, në Selinë e Shenjtë Bektashiane, pati një seri aktivitetesh. Krahas vizitave të shumta gjatë gjithë ditës, pasdite, u zhvillua veprimtaria për jetën deh veprën e Dede Reshatit. Fjala përshëndetëse e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, u ndoq filmi dokumentar, “Ringjallja e Bektashizmit’, kushtuar jetës së Dede Reshatit. Me interes u ndoq dhe ekspozita fotografike, me të njëjtin objekt.
Kjo ditë u përkujtua dhe në teqenë e Greshicës, Mallakastër dhe në objekte të tjera bektashiane.