Ditën e enjte, u zhvillua pelegrinazhi në teqenë e Greshicës-Mallakastër (Vendi i Shenjtë, në malin e Shëndëllisë). Merrni pjesë besimtarë bektashian nga Aranitasi, Kalenja, Osojë, Hekali, qyteti i Ballshit, Fieri, Tirana etj… Në këtë aktivitet, mori pjesë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, i cili drejtoi dhe ritet e kësaj ngjarje të shënuar. Dede Baba, Edmond Brahimaj bëri lutjen e rastit dhe uroi të gjithë pelegrinët, “Paçi bekimet e të madhit Zot”. Ai gjithashtu theksin se ky vend do rregullohet dhe historia e këtij objekti do të dalë më e plotë nga hulumtimet në arkiva dhe burimet historike. Dede Edmondi shtoi se ky është vend i mrekullueshëm jo vetëm si vend i shenjtë por dhe mrekulli natyrore, nga ku në horizont duket Tomorri në lindje, Karaburuni dhe deti në perëndim.