Ditën e martë, 15 prill 2025, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë kortezie ku është takuar edhe me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
Në takim u bisedua për vijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në harmoninë ndërfetare me fokus forcimin e infrastrukturës sociale, fuqizimin e familjes dhe shëndoshjen e marrrëdhënieve familjare.
Po ashtu në takimin u bisedua edhe për rolin e komuniteteve fetare në garantimin e të drejtave të tjera themelore të qytetarëve, duke kontribuar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më njerëzore, më të drejtë në ofrimin e shërbimeve sociale, arsimore, kulturore dhe edukative.