KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, URIM PËR ZGJEDHJEN E PAPËS SË RI TË VATIKANIT

Nëpërmjet një mesazhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj uron zgjedhjen e Robert Francis Prevost si Papë i ri i Vatikanit.
Nëpërmjet këtij mesazhi, Dede Edmond Brahimaj uron Papën e ri dhe shpreh gadishmërinë dhe besimin e pa lëkundur për ruajtjen e traditës së bashkëpunimit të Selisë së Shenjtë Bektashiane dhe Vatikanit për një paqe njerëzore në gjithë botën.
“Uroj dhe bekoj nga zemra zgjedhjen në krye të Vatikanit, të kardinalit Robert Francis Prevost dhe i uroj suksese në misionin e tij të shenjtë .
Shpreh dëshirën që me Papën e ri të sapozgjedhur sot të vazhdojmë më tej traditën tonë të bashkëpunimit në të mirë të harmonisë, dashurisë e paqes njerëzore. ” – thuhet mes të tjerash në mesazhin e urimit të Kryegjyshit Botëror Bektashian .