NJOFTIM: PËR PROMOVIMIN E LIBRIT, “NEFESE-JETA IME” TË KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, HAXHI DEDE BABA, EDMOND BRAHIMAJ

Ditën e mërkurë, 21 maj 2025, ora 11:00, në mjediset e Odeonit të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, bëhet prezantimi i librit, “Nefes-Jeta ime”, i autorit, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj. Në mbarim të aktivitetit, do të ketë një kokteil. Jeni të ftuar të merrni pjesë!
Ky aktivitet bëhet në ditën e ditëlindjes së Dede Edmond Brahimaj. Për shkak se në këtë ditë, (19 maj), Kryegjyshi ndodhej në veprimtarinë e ceremonisë për Papën e Ri në Vatikan, promovimi dhe aktivitetet do të bëhen të mërkurën.
-Për këtë shkak, nga ora 10:00 e kësaj dite, deri në mbrëmje, Kryegjyshi pret dhe vizita për këtë rast.