ORGANIZOHET NË PËRMET E FRASHËR AKTIVITETI “NAIM FRASHËRI, EMBLEMA NDRIÇUESE E KULTURËS SHQIPTARE’

Me rastin e 25 majit, ditëlindjes së poetit kombëtar, bektashiut Naim Frashëri, në datat 24 dhe 25, në qytetin e Përmetit dhe Frashër, u zhvillua aktiviteti mbarëkombëtar, “Naim Frashëti, emblema ndriçuese e kulturës shqiptare”. Ky aktivitet u organizua nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare-Vëllezërit Frashëri”; Bashkia e Përmetit’; Këshilli i Qarkut Gjirokastër; Shoqata Atdhetare Kulturore ‘Tomorri’; Komuna e Rahovecit-Kosovë; Shoqata “Zëri Dardan-Rahovec-Kosovë… Ditët e këtij aktiviteti, ishin gjithëpërfshirës, në llojshmëri e pjesëmarrje.

DITA E PARË-PËRMET
Aktivitetet i çeli, Kryetari Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare-Vëllezërit Frashëri”, Tomorr Kotorri. Në vijim, përshëndeti të pranishmit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti tradicional vjetor, angazhimin e strukturave shtetërore e shoqërore për këtë aktivitet që zhvillohet në qytetin e Përmetit dhe në Frashër, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.
Ishte projekti i arkitektes së re, Olta Harshova, për teqenë e baba Xhaferrit-Përmet, që hapi serinë e aktiviteteve të planifikuara, që u ndoq me interes nga të pranishmit.
Në vijimësi, u bë ndarja e çmimeve vjetore fetare-kulturore për vitin 2024, të revistës “Urtësia”, organi i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashine, për të cilët, përveç diplomës, iu dhanë stimuj materialë. Çmimi i parë iu dha, poetit Lefter Tamo; çmimi i dytë iu dha, Dervish Mikel Onjeas e poetes Ledia Shqiponja; çmimi i tretë iu dha, Shefki Hysës, Sonila Meçes dhe poetit Rushan Dosti.
Nata e parë vijoi me konkurrimin letrar me nxënësit e shkollave të mesme Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Prizrenit, Suharekës, Kumanovës dhe Rahovec. Juria, nën drejtimin e poetit Lumo Kolleshi, ndau dhe çmimet përkatëse për nxënësit fitues. Gjithashtu, të pranishmit ndoqën me interes këndin e librave të botimeve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Këtu, Dede Edmond Brahimaj, u dhuroi personaliteteve e pjesëmarrësve, librin e tij të sapo dal nga shtypi, “Nefes-Jeta ime”.

DITA E DYTË
Aktivitetet e ditës së dytë ishin planifikuar dhe u zhvilluan në Frashër, vendlindjen e vëllezërve Frashëri, u vendosën kurora para busteve të vëllezërve Frashëri, u bënë vizita në muze dhe në teqenë e Frashërit… Megjithë kohën jo shumë të përshtatshme, me shi, pjesëmarrja ishte e admirueshme. Të pranishmit ndoqën një montazh muziko-letrar, me nxënësit e shkollave të mesme, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër dhe Rahovet, Prizren e Suharekë të Kosovës.
Nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, u zhvillua Konferenca Shkencore Kombëtare me temë “Idetë dhe mesazhet kombëtare të Frashërllinjve”, moderuar nga Prof. Maringlen Spiro. Kumtuan: Prof Ethem Ruka; Dede Edmond Brahimaj; Prof Pëllumb Xhufi; Prof. Paskal Milo; poeti Lumo Kolleshi; Prof. Fatos Tarifa; Prof. Agim Vinca; Prof. Xhevat Lloshi; Prof. Sherif Bundo.
Për personalitetet dhe kontributorët, u dhanë dhe disa certefikata mirënjohje.
Në fund të aktivitetit, ushtrua një drekë e përbashkët në mjediset e teqesë bektashianë, nga Kryegjyshi Botëror Bektashian. Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Shënim: Në ditët e ardhshme, materiale të përzgjedhura të këtij aktiviteti, do të publikohen në faqen zyrtare dhe revistën “Urtësia:

Fotot: Fatmir BOSHNJAKU
Operator: Fatos MORINA