FESTOHET TË PREMTEN, 6 QERSHOR 2025, DITA E KURBAN BAJRAMIT

Dita e premte e 6 qershorit 2025, dita e shënuar e Kurban Bajramit, ishte një ditë feste, adhurimi e shpresa për besimtarët bektashianë, të cilët u mblodhën së bashku në Selinë e Shenjtë Bektashiane dhe në gjithë gjyshatat brenda e jashtë Shqipërisë, për të kryer ritet tradicionale si dhe për të forcuar më tej dashurinë e pakufishme për të Madhin Zot, me shpresë e ditëve më të mira në të ardhmen.

Që në orët e para të kësaj dite, gjallëri të jashtëzakonshme pati sidomos në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ku erdhën uruan Kryegjyshin Botëror Bektashian e u bënë pjesë e këtij eventi, klerikë bektashian e të besimeve të tjerë fetarë; drejtues shtetërorë e vendorë; ministra e deputetë, teologë e studiues si dhe besimtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova e nga vende të tjera jashtë Shqipërisë, ku punojnë e jetojnë shqiptarët.

Mes të tjerëve, Dede Edmond Brahimajn, erdhën dhe e uruan për Kurban Bajram edhe: Ministri i Shtetit Taulant Balla; Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha; Nënkryetari Bashkisë Tiranë Andi Seferi; Ambasadori i OSBE; Ambasadori i Libisë’ Ambasadori i Kroat; kreu i tarikati Kadri; Bujar Horasanaj; titullarë apo diplomatë nga Ambasada e Hungarisë; Ambasada e Gjermanisë; Ambasada e Libisë; Komuniteti Mysliman i Shqipërisë; Kryetari i KMSH, Z. Klodian Bulku; Kisha Katolike; Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Z. Elisa Spiropali; drejtues të Partisë së Lirisë; Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri; Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse të Shqipërisë; Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë; Sekretari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë; diplomatë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës; nga Ambasada e Austrisë; kreu i Tarikatit Rufai etj…

Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmondit, bekoi e uroi mysafirët për më shumë dashuri, harmoni e respekt njerëzor

Mysafirë të shumtë të kësaj dite, zhvilluan vizita edhe në mjediset e Odeonit, ku vizituan nga afër Muzeun e Bektashizmit, fondin e Bibliotekës, Galerinë e Artit Bektashian etj…

Përgatiti: Sheldiana JANO

Fotot: Nuri  ÇUMANI