
Me rastin e muajit të shenjtë të Muharremit, më 20 korrik 2025, u zhvillua një aktivitet bamirësie i veçantë në qytetin e Tepelenës, ku u dhuruan ndihma për fëmijët me autizëm, familjet me aftësi ndryshe dhe familjet në nevojë.
Kjo nismë, e mbështetur shpirtërisht dhe moralisht nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, u realizua në bashkëpunim me donatorë dhe dashamirës, të cilët përmes zemrës së tyre të madhe dhuruan ndihma të cilat iu dorëzuan Shoqatës “Dritë Shpresë” – dega Tepelenë për t’u shpërndarë tek përfituesit.
Ky gjest solidariteti vjen si një shprehje e vlerave njerëzore dhe shpirtërore që përcjell muaji i Muharremit – muaj reflektimi, sakrifice dhe afërsie me ata që kanë më shumë nevojë.
Përmes kësaj bamirësie, u përcoll një mesazh i qartë: dashuria, kujdesi dhe përfshirja sociale janë themele që duhet të na bashkojnë në çdo kohë, e sidomos në ditë të shenjta si këto.



