
Të nderuar vëllezër të mij klerikë baballarë, dervish!
Të nderuar myhybë, besimtarë e dashamirës!
Të nderuar familjarë të Baba Hekuran Nikollarit!
Ju njoftoj se më datë 06/08/2025 mbushen gjashtë muaj të kalimit nga jeta e klerikut të nderuar dhe vëllait tonë të dashur baba Hekuran Nikollari.
Ceremonia perkujtimore me këtë rast do të zhvillohet në orën 11:00 në teqenë e Alipostivanit, Përmet . Pas saj, do të shtrohet drekë për të pranishmit, për nder të kujtimit të tij.
Ju mirëpresim të gjithëve në këtë ceremoni të shenjtë për të nderuar kujtimin e tij të ndritur!
Zoti e pastë ne xhenetet e Tij!
I përjetshëm kujtimi i Tij!
Me respekt!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE BABA EDMOND BRAHIMAJ

