
Ditën e mërkurë, 6 gusht 2025, u përkujtuan 6 mujori i kalimit nga jeta e klerikut të nderuar dhe vëllait tonë të dashur, Baba Hekuran Nikollari.
Ceremonia përkujtimore u zhvillua në Teqenë e Alipostivanit, Përmet, ku morën pjesë vëllezër klerikë, dervishë, besimtarë, myhybë, dashamirës dhe familjarë të shumtë.
Me praninë dhe bekimin e tij, ceremoninë e nderoi edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede baba, Edmond Brahimaj i cili përcolli fjalë mirënjohjeje për jetën, veprën dhe kontributin e vyer të Baba Hekuranit në shërbim të fesë, atdheut dhe njerëzimit.
Kujtimi i Baba Hekuran Nikollarit u përmend me respekt dhe dashuri të veçantë nga të gjithë të pranishmit, si një figurë e urtë, e përkushtuar dhe e dashur për komunitetin.
Përgatiti: Xh. CULLHAJ


