NJOFTIM! “APEL PËR PARANDALIMIN E ZJARREVE NË MALIN E TOMORRIT”

Nisur nga situata e rënduar e vatrave të zjarrit, të shtrira në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimit të vatrave të reja:

Ju lutemi të gjithë besimtarët, të mos ndezin zjarre, kujdes i shtuar gjithashtu në ndezjen e qirinjve, në ambiente të hapura, nga të gjithë pelegrinët, të cilët do të frekuentojnë pelegrinazhin në Teqenë e Kulmakut dhe tyrben e Abaz Aliut në Malin e Tomorrit, 18-25 Gusht 2025. 

KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE