NJOFTIM! CEREMONIA E INAGURIMIT TË SHTATORES SË BABA HEKURAN NIKOLLARIT

Të nderuar klerikë, besimtarë dhe dashamirës të bektashizmit,
Me rastin e ngritjes së shtatores së Baba Hekuranit, një figure të shquar të historisë dhe traditës sonë shpirtërore, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në bashkëpunim me Teqenë e Alipostivanit ka kënaqësinë dhe nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë për komunitetin tonë.
Ceremonia do të zhvillohet më 7 Shtator, ora 11:00, ku do të kujtojmë me respekt veprën, kontributin dhe mesazhin e Baba Hekuranit, i cili mbetet një udhërrëfyes frymëzimi dhe përkushtimi në shërbim të besimit dhe njerëzimit.
Prania juaj do të ishte një nder dhe një dëshmi e respektit ndaj trashëgimisë sonë shpirtërore.

Me mirënjohje,
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj