“PANAIRI I LIBRIT 2025”, PREZANTIM CILËSOR DHE MË SHUMË TITUJ, NGA KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE

Në “Panairi i Librit-2025” që u çel ditën e mërkurë, 12.11.2025, Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ka një pjesëmarrje më cilësore dhe sasiore se sa vitet e tjera. E veçanta është se në stendat e saj, me rreth 100 tituj, lexuesi do të ketë mundësi të njihet me shumë tituj të rinj librash, botim i këtij institucioni. Ndër ‘ta mund të përmendim librat, me autor, Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, përkatësisht: “Nefes-Jeta ime”, “Shtrirja gjeografike e Bektashizmit në Shqipëri-Volumi i pare”, “Shtrirja gjeografike e Bektashizmit në Shqipëri-Volumi i dytë”.
Janë ekspozuar dhe shumë botime të rinj dhe të viteve më parë, të autorëve të huaj, me tematikë bektashizmin e jo vetëm.
Në ditën e tretë të panairit, e premte, 14 nëntor 2025, ora 14:00,në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve-Tiranë, hyrja majtas godinës, do të bëhet promovimi i dy librave të kolanës “Shtrirja e bektashizmit në Shqipëri…”, me autor, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashizmit.
Që në ditën e parë, stenda e Selisë së Shenjtë, priti shumë dashamirës e blerës të libri.
Panairi, mbyllet të dielën, 16 nëntor 2025