MESAZH NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ISH-NUNCIT APOSTOLIK NË SHQIPËRI, SH. TIJ, IMZOT LUIGI BONAZZI

Kryegjyshata Botërore Bektashiane shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Nuncit Apostolik në Shqipëri, Sh.Tij Imzot Luigi Bonazzi. Me nderim të thellë kujtojmë kontributin e tij në forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e vlerave të paqes e mirëkuptimit.
Në këtë moment dhimbjeje, përcjellim lutjet dhe solidaritetin tonë për familjen, të afërmit dhe komunitetin 
katolik. Zoti e mëshiroftë dhe e pranoftë në dritën e Tij.