MESAZH NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË IMZOT SIMON KULLIT, IPESHKVIT I DIOQEZËS SË SAPËS

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Imzot Simon Kullit, Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës. Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për klerin, besimtarët dhe të gjithë komunitetin katolik që ai shërbeu me përkushtim, urtësi dhe shpirt sakrifice.
Imzot Kulli ishte shembull i qetësisë, i përulësisë dhe i dashurisë së pakushtëzuar për njerëzit. Kontributi i tij në jetën shpirtërore dhe në forcimin e vlerave të bashkësisë do të mbetet i paharruar.
U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë bekim për të gjithë ata që e njohën dhe e nderuan!