
Më datën 29 maj 2026, në sallën e Bibliotekës së “Albanian University”, në Tiranë u organizua Promovimi i librit “Aktivitete Shkencore” gjatë viteve 2021-2024 së bashku me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, në kuadrin e projektit “RESILIENCE”, përgatitur nga Prof. Dr. Kaliopi Naska. Ku morën pjesë z/v rektori, prof. Dr. Pavllo Kongo, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, pedagogë dhe studentë. Çelja e aktivitetit u bë me materialin e përgatitur nga Prof. Asoc. Dr. Gilberta Hadaj. Ai theksoi se “RESILIENCE” promovon bashkëpunimin ndërkombëtar, dialogun ndërfetar dhe shkëmbimin e eksperiencave akademike mes institucioneve partnere. Një partner shumë i rëndësishëm në këtë projekt ka qenë Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila ka dhënë një kontribut të veçantë në promovimin e trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe historike të komunitetit bektashian në Shqipëri dhe më gjerë. Në fjalën e tij Përshëndetëse, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Dede Baba, Edmond Brahimaj u ndal në punën e bashkëpunimit me Universitetin gjatë viteve 2021-2024, bashkëpunim i cili qe i frytshëm dhe pasqyrohet më së miri në këtë libër interesant, gjithëpërfshirës me pedagogët, student, takime, biseda, konferenca etj…
U theksua që kjo praktikë, do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Me interes u ndoq nga të pranishmit dhe përmbledhja e librit nga Prof. Asoc. Dr. Hajri Mandri, lexuar Dhurata Lamçja, që mes të tjerave, vuri në dukje se: “…Përhapësit e bektashizmit nuk prodhonin dije për dekor akademik, por për të ndërtuar një vetëdije kombëtare, si ndikime kulturore qytetëruese që u përhapën nëpër territorin shqiptar e duke lënë gjurmë të qytetërimeve që kanë komunikuar me njëri-tjetrin, brenda dimensionit kombëtar. Pikërisht këtij përfundimi rreh të definojë ky projekt që ende mbetet në vazhdim…”. Prof, Kaliopi Naska, e cila ka ndjekur hap pas hapi projektin me pasion e përkushtim, theksoi punën katër vjeçare në zbatim të projektit. Foli gjithashtu edhe prof. Valbona Loshi, Dekan i Shkencave Shoqërore, e cila vlerësoi librin si një hap të rëndësishëm bashkëpunues me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Kurse z/v rektor, prof. Dr. Pavllo Kongo, vlerësoi kontributin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj në këtë projekt evropian, personalitet që mbetet një mik i përhershëm i këtij Universiteti. Nga studentët u bënë pyetje të ndryshme rreth këtij libri. Gjithashtu, në këtë aktivitet, iu dhuruan libra dhe kopje të revistës ‘Urtësia’, bibliotekës së universitetit dhe personaliteteve të pranishëm në këtë aktivitet.
…Albanian University është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë. Licensuar në prill të vitit 2004. Ai i hapi dyert në vitin akademik 2004-2005, me kursin e parë të studimeve në Degën e Stomatologjisë, me rreth njëqind studentë. Një vit më vonë, ky institucion ofroi diploma universitare dhe në degët; Farmaci, Arkitekturë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike. Në vitin akademik 2006-2007, U.F.O University ( tashmë Albanian University ) u plotësua me të tetë degë të tjera: Stomatologji, Farmaci, Arkitekturë, Financë–Bankë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike, Psikologji, Shkenca Komunikimi. Forumet, workshop-et, seminaret, konferencat, debatet kanë përfshirë jo vetëm akademikët, por edhe studentët, si dhe grupet e interesit pjesë të formimit intelektual drejt realizimit të misionit të Universitetit. Synimi i tij është formimi kulturor në aspektet politike, artistike, letrare, duke u përpjekur të transmetojë vlerat. Viti akademik 2009-2010 e gjen U.F.O University me rreth 6000 studentë. Viti akademik 2010-2011, shënoi një vit të veçantë në jetën e këtij universiteti. Emri i vjetër i universitetit ndryshon nga U.F.O University, Viti akademik 2018-2019 e gjen Albanian University me programe të reja studimi dhe me një numër të konsiderueshëm regjistrimesh. Po kështu vazhdon edhe sot me një punë intensive shqiptare dhe Evropiane.
Përgatiti: Nuri ÇUNI
Fotot: N. ÇUMANI




















