NJOFTIM! NË 211-VJETORIN E THEMELIMIT TË TEQESË SË PRISHTËS, PËRUROHEN SHTATORJA E BABA TAHIR PRISHTËS DHE BUSTI I BABA AHMET HAJDARAJT

Nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me rastin e pelegrinazhit të 211-vjetorit të themelimit të teqesë së Prishtës, ditën e martë, 18 gusht 2026, ora 11:00, në këtë teqe, do të bëhet përurimi i shtatores të baba Tahir Prishtës dhe busti i baba Ahmet Hajdarajt.
Ritet e ceremonisë zyrtare të kësaj dite, do të drejtohen nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Pas shoqërimit të Himnit Kombëtar dhe Himnit Bektashian, ceremonia do të vazhdoj:
-Fjala Përshëndetëse të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
-Përshëndetja nga Kryetari Bashkisë Skrapar, z. Adriatik Mema.
-Përshëndetje nga Qarku dhe Prefektura e Beratit.
-Përshëndetje nga Gjyshata Skrapar
-Përurimi dhe vendosja e kurorave pranë shtatores të baba Tahir Prishtës dhe baba Ahmet Hajdaraj.
Të pranishmit do të vizitojnë dhe një ekspozitë fotografike.

Mirë ardhshi në këtë ditë të shënuar!

Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Gjyshata Skrapar