SOT, NË GAZETËN “TELEGRAF”. FESTOHET 35-VJETORI I RIHAPJES SË KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE. SESION SHKENCOR DHE AKTIVITETE TË SHUMTA

Sheldiana AGARAJ-JANO

Nën patronazhin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, të hënën, datë 7 shtator 2026, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, u zhvillua konferenca ndërkombëtare jubilare, “Tradita që bashkon, besimi që frymëzon, kultura që ndërton të ardhmen.” Ky aktivitet i rëndësishëm, u bë në në kuadër të: 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (1991–2026); 15-vjetorit të zgjedhjes së Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj (2011-2026); 11-vjetorit të inaugurimit të kompleksit kulturor “Odeon” (2015-2026)). Në këtë aktivitet morën pjesë; drejtues e përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë; Përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe misioneve diplomatike; Drejtuesve të komuniteteve fetare shqiptare; Përfaqësuesve të institucioneve kushtetuese dhe qeveritare; Akademikëve, profesorëve dhe studiuesve; Përfaqësuesve të Gjyshatave dhe Teqeve Bektashiane nga Shqipëria dhe diaspora; Organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile; Mediave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Konferenca synoi të evidentojë kontributin e institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare, akademisë, klerit bektashian dhe administratës së Kryegjyshatës në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë shpirtërore, historike dhe kulturore të Bektashizmit. Ndër pjesëmarrësit e ardhur nga SHBA, ishte dhe italo-amerikani Paolo Zampolli, sipërmarrës, ambasador, përfaqësues Special i SHBA-së për Partneritetet Globale (që nga 11 marsi 2025); Ambasador i Dominikës në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe për Oqeanet e Detet (që nga viti 2013. Pas shoqërimit të Himnit Kombëtar dhe Himnit Bektashian, moderatori Dritan Boriçi, aktor i njohur dhe moderator, njoftoi nisjen e konferencës. Punimet konferencës u zhvilluan në tre sesione tematike, të moderuara nga personalitete të Kryegjyshatës, duke kombinuar dimensionin institucional, fetar, akademik dhe kulturor të këtij jubileu.
Në sesionin e I-rë që u mbajt në sheShsin para “Odeonit”, titulluar, “11 Vjet Trashëgimi, Kulturë dhe Kujtesë Institucionale: Nga Ndërtimi te Gjallërimi i një Qendre Historike”, fillimisht përshëndeti dhe më pas mbajti kumtesën “35 vite ringritje, 15 vite udhëheqje dhe vizioni për të ardhmen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane”,Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Më pas, kumtuan: Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë’; Fortlumturia e Tij Joani, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë; Mons. Gjergj Meta, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë’; Pastor Erion Sylar, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri; Prof. Mareglen Verli; Prof. Xhemal Balla Studiues, Profesor i Kuranit; Prof. Nezir Bata, Studiues i trashëgimisë kulturore dhe historisë së besimeve
SESIONI II
Në sesionin II, moderuar nga Nuri Çuni, Sekretari i Përgjithshëm i Kryegjyshatës, me objekt “35 Vjet Ringritje e Besimit Bektashian: Kontributi i Kryegjyshërve, Klerit dhe Institucioneve në Rimëkëmbjen Fetare, Administrimin e Pronave dhe Zhvillimin e Komunitetit”; kumtuan: Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve me: “Kontributi i Kryegjyshërve, Klerit dhe Teqeve në Ringritjen e Besimit Bektashian”; Baba Skënder Dervishi, Gjyshata Bektashiane Gjirokastër me: “Roli i Kryegjyshërve në ringritjen e besimit bektashian pas vitit 1991, në forcimin institucional të Kryegjyshatës, mbrojtjen e trashëgimisë dhe vizionin për të ardhmen.”; Baba Myrteza Shehu, Klerik i Teqesë së Sarandës dhe Melçanit, me “35 vite shërbim fetar në teqetë shqiptare: përvoja, sfidat dhe kontributi në ringritjen e besimit.”; Dervish Mikel Onjea me, “Ruajtja e trashëgimisë shpirtërore dhe roli i teqesë në jetën komunitare.”; Klerik i Teqesë së Turanit, Tepelenë; Dervish Xhelal Resuli, Klerik i Teqesë së Shemberdhenjit me, “Teqetë si qendra të edukimit shpirtëror dhe ruajtjes së identitetit bektashian.”;; Dervish Rauf Radoniqi, Gjyshata Bektashiane e Gjakovës, me “Vazhdimësia e traditës bektashiane në Kosovë dhe kontributi i klerit në ruajtjen e identitetit shpirtëror dhe kulturor.”
PJESA II 
Moderatore, Znj. Sheldiana Jano, Juriste dhe Përgjegjëse e Zyrës së Protokollit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Kumtuan: Zalo Qato, Sekretar i Gjyshatës Bektashiane Skrapar me,. “Raport mbi veprimtarinë e Gjyshatës së Skraparit: teqetë, pronat, aktiviteti fetar dhe kontributi në komunitet; Z. Olsi Kara, Sekretar i Gjyshatës Bektashiane Elbasan; Arben Sulejmani, Përfaqësues i Gjyshatës Bektashiane të Maqedonisë dhe Teqesë Harabati Baba, Tetovë; Nuri Cuni; Sekretar i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Sadik Balla, Sekretar i Gjyshatës Bektashiane Fushë-Krujë; Adrian Koxheri, Sekretar i Teqesë së Martaneshit; Bektash Jangulli, Sekretar i Teqesë së Bllacës; Dragush Lilaj, Sekretar i Gjyshatës Bektashiane Vlorë; Fation Skenderi; Sekretar i Teqesë Bektashiane Alipostivan
SESIONI III
Në këtë sesion, me objekt, “Odeoni-11 Vjet Trashëgimi, Kulturë dhe Kujtesë Institucionale: Nga Ndërtimi te Gjallërimi i një Qendre Historike”, moderuar nga Sheldiana Jano, kumtuan: Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me “Odeoni si simbol i ringritjes institucionale, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturës së dialogut; vizioni për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj vepre historike.”; Festim Bashllari, Ndërtues i Kompleksit Fetar-Kulturor “Odeon”; Ilir Trebicka, Ndërtues i Kompleksit Fetar-Kulturor “Odeon”; Hajredin Fratari, Ndërtues i Kompleksit Fetar-Kulturor “Odeon”; Arben Levendi, Ndërtues i Kompleksit Fetar-Kulturor “Odeon”
PJESA IV
Kjo pjesë, “Institucioni, Kujtesa Historike dhe Administrimi”, u moderua nga Sotirulla Hoxha, punonjëse e Muzeut të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në ‘të referuan: Liliana Berxholi, Punonjëse e Arkivit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Enver Kushi, Punonjës i Muzeut të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Sotirulla Hoxha, Punonjëse e Muzeut të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Maksim Gjini; Punonjës i Bibliotekës së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Sheldiana Jano, Juriste dhe Përgjegjëse e Zyrës së Protokollit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Kujtim Borici, Përgjegjës për Median dhe Revistën “Urtësia”; Belul Ahmeti, Ekonomist dhe Përgjegjës i Zyrës së Pronave të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; Valbona Pasho, Daktilografiste dhe Arkiviste e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Bashkim Rama, Punonjës sektori nefeseve bektashiane
FJALA E DEDE EDMOND BRAHIMAJT NË ÇELJE TË AKTIVITETIT
Bismilahi Rrahmani Rrahim! Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Shkëlqesi ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik! Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,
Fortlumturi dhe Hirësi, Krerë të komuniteteve fetare, Profesorë, akademikë dhe studiues! Të dashur baballarë, dervishë, besimtarë, Zonja dhe zotërinj! Është një privilegj dhe një përgjegjësi e veçantë të ndajmë së bashku këtë moment jubilar, ku kujtesa, përgjegjësia dhe vizioni për të ardhmen takohen. Sot nuk kremtojmë thjesht kalimin e viteve. Kremtojmë 35-vjetorin e ringritjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, 15-vjetorin e shërbimit tim si Kryegjysh Botëror dhe 11-vjetorin e inaugurimit të Kompleksit Fetar-Kulturor “Odeon”.
…Rihapja e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në vitin 22 mars 1991 ishte një nga çastet më të rëndësishme të ringjalljes së lirisë fetare në Shqipëri. Ajo ditë nuk ishte vetëm rikthimi i një institucioni të mbyllur për dekada, por një dëshmi e gjallë se besimi dhe shpresa nuk ishin shuar. Në atë ngjarje historike morën pjesë personalitete të shquara të jetës shpirtërore e kombëtare shqiptare, ndër ta Shën Tereza e Kalkutës, Haxhi Dede Reshat Bardhi, Baba Selim Kaliçani, Baba Bajram Mahmutaj, Baba Sherif Cenametaj, Baba Neki Caushi dhe klerikë të tjerë bektashinj, të cilët u bënë dëshmitarë dhe protagonistë të këtij momenti të paharruar. Prania e tyre i dha kësaj dite një dimension të veçantë shpirtëror e kombëtar, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për Kryegjyshatën dhe për jetën bektashiane në Shqipëri.
…Ringritja e Kryegjyshatës në vitin 1991 ishte më shumë se rindërtimi i një institucioni: ishte rikthimi i lirisë fetare, i kujtesës dhe i dinjitetit shpirtëror. Ishte një dëshmi se ndërtesat mund të rrënohen, institucionet mund të mbyllen, por besimi dhe ndërgjegjja njerëzore nuk mund të burgosen. Në këtë rrugëtim kujtojmë me nderim drejtuesit dhe klerikët që mbajtën gjallë vazhdimësinë e kësaj trashëgimie, ndër ta Salih Niazi Dede Baba, Ali Riza Dede Baba, Kamber Ali Dede Baba, Xhaferr Sadik Dede Baba, Abaz Hilmi Dede Baba dhe, veçanërisht, Dede Baba Ahmet Myftar. Me respekt të thellë kujtojmë gjithashtu Haxhi Dede Baba Reshat Bardhin, figurë themelore e ringritjes së bektashizmit në Shqipërinë postkomuniste, si dhe Baba Bajram Mahmutajn, Baba Selim Kaliçanin, Baba Sherif Cenametaj, Baba Neki Caushi, Baba Haxhiu dhe të gjithë ata që kontribuan në rikthimin dhe forcimin e jetës bektashiane.
Sot, me mirënjohje të thellë dhe respekt të veçantë, përkujtojmë figurat e ndritura që i shërbyen themelimit, ruajtjes dhe përhapjes së traditës bektashiane në Shtetet e Bashkuara, Kosovë dhe Maqedoni. Me nderim kujtojmë Baba Rexhebin, themeluesin e Teqesë së Parë Bektashiane në SHBA, si dhe pasuesin e tij, Baba Arshiun, të cilët kontribuuan në ruajtjen dhe përcjelljen e dritës së bektashizmit në tokën amerikane. Me mirënjohje përkujtojmë gjithashtu Baba Qazim Bakallin, i cili mbajti të ndezur dritën e bektashizmit në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe pasuesit e tij në këtë mision të shenjtë: Baba Tajar Gashin, Baba Mumin Lamajn në Kosovë dhe Baba Tahir Eminin në Maqedoni.
…Kur, pesëmbëdhjetë vjet më parë, m’u besua drejtimi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, e kuptova se kjo përgjegjësi nuk lidhej vetëm me administrimin e një institucioni fetar, por me ruajtjen dhe zhvillimin e një trashëgimie shpirtërore e kulturore me rëndësi kombëtare dhe universale.
…Vizioni ynë për të ardhmen është një Kryegjyshatë që të jetë qendër ndërkombëtare e studimeve bektashiane dhe dialogut ndërfetar; qendër kërkimore, bibliotekë dhe arkiv modern; muze bashkëkohor; hapësirë edukimi dhe formimi të brezave të rinj; dhe një institucion që përdor teknologjinë për të ruajtur e për ta bërë të aksesueshme trashëgiminë tonë për studiuesit dhe publikun në mbarë botën. Tradita nuk mbijeton duke mbetur e palëvizshme. Ajo jeton kur përtërihet pa humbur thelbin e saj. Ky është misioni ynë: të ecim drejt së ardhmes pa harruar rrënjët, të dialogojmë me botën pa humbur zërin tonë dhe ta shndërrojmë trashëgiminë në forcë krijuese.
Të dashur miq! …Le ta mbajmë amanetin e Haxhi Bektash Velit si udhërrëfim. Le të nderojmë ata që e ruajtën dritën në ditët e errëta, ata që e ringritën këtë derë të shenjtë dhe të gjithë ata që vazhdojnë t’i shërbejnë kësaj rruge. Le t’u dorëzojmë brezave të ardhshëm jo vetëm një institucion, por një shpirt; jo vetëm një trashëgimi, por një përgjegjësi; jo vetëm një histori, por një mision. Sepse ajo që mbetet nga njeriu nuk është ajo që ka grumbulluar, por dashuria, mirësia dhe gjurma që ka lënë në zemrat e të tjerëve. Me këtë besim, me mirënjohje për të kaluarën dhe me përgjegjësi për të ardhmen, le të vazhdojmë së bashku rrugën e dijes, paqes, dialogut dhe dashurisë për njeriun. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e paqes. Paqja, mëshira dhe bekimet e të Madhit Zot qofshin mbi ju të gjithë. Faleminderit!

Fotot: Arkivi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane