“Baba Kamber Prishta, Martir i Bektashizmit dhe i Kombit”, u përjetësua ditën e sotme, në ambientet e Kinema Millennium, përmes një dokumentari i cili u shfaq në premierën e tij të parë. Filmi i kushtohet një prej figurave të shquara të bektashizmit, Kryegjyshit Botëror Dede Kamber Prishta (Nderi i Kombit). Skenaristi i dokumentarit, publicisti dhe shkrimtari Uran Butka thotë se figura e Baba Kamberit është një ndër më të rëndësishmet jo vetëm për bektashizmen por edhe për kombin shqiptar.
Me regji të Bujar Asqeriut, e drejtor fotografie Skënder Jaçen filmi hedhë dritë në të gjithë veprimtarinë dhe kontributin e këtij kleriku të nderuar të kombit tonë. Dokumentari u mbështet nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit Hirësisë së tij Baba Edmond Brahimaj.
Baba Kamberi ishte një prej organizatorëve kryesorë të kongresit të parë bektashian në dimrin e vitit 1921 në Skrapar ndërsa në 12 prill të vitit 1944 ai zgjidhet si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve. Në dhjetor të vitit 1944 arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm në moshën 74 vjeçare. Ndërroi jetë në spitalin e burgut të Tiranës, më 1950. Sot eshtrat e Kamber Ali Dede prehen në tyrbet e dedelerëve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, përkrah eshtrave të dedelërëve të tjerë.
“Baba Kamber Prishta, Martir i Bektashizmit dhe i Kombit”, u përjetësua në kryeqytet përmes një dokumentari i cili u shfaq në premierën e tij të parë. Filmi i kushtohet një prej figurave të shquara të bektashizmit, Kryegjyshit Botëror Dede Kamber Prishta (Nderi i Kombit). Skenaristi i dokumentarit, publicisti dhe shkrimtari Uran Butka thotë se figura e Baba Kamberit është një ndër më të rëndësishmet jo vetëm për bektashizmen por edhe për kombin shqiptar.