Kryegjyshi në simpoziumin me temë: “Refleksione mbi marrëdhëniet vëllazërore dhe strategjike shqiptaro-turke”

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në simpoziumin e organizuar nga Fondacioni “ALSAR”  me temë “Refleksione mbi marrëdhëniet vëllazërore dhe strategjike shqiptaro-turke”.
Në përmbajtjen e fjalimit të tij,  Kryegjyshi Botëror dha vlerësimin për këto marrëdhënie, për këto lidhje vëllazërore, duke kujtuar mes të tjerash ndarjen e normave të përbashkëta shoqërore mes shqiptarëve dhe turqve.