Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve "Global Official Dignitary Awards", Azi, Kalkuta - Indi, 28-29 korrik 2018.
"Global Official Dignitary Awards", është një institucion global i çmimeve humanitare që nderon "humanitarët më të mëdhenj të botës" nga shkalla më e lartë e Diplomacisë, Mbretërive, Biznesit dhe Ekonomisë, Mjekësisë, Filantropisë, Kulturës & Arteve dhe Argëtimit ku kontributi i qartë i të cilit për njerëzimin ka ndikuar ndjeshëm në të Drejtat e Njeriut, Paqen Globale, Mjedisin e Gjelbër, Edukimin, Shëndetin dhe Mirëqënien, Çrrënjosjen e Varfërisë dhe Fuqizimin.