Ferdinand Samarxhi, mjeshtër i madh.
20-25 gusht pelegrinazh i madh botëror. Mbi 500 mijë vetë vijnë këto ditë nga e gjithë bota në malin e Tomorrit.
Historia më e parë dhe më e lashtë e dheut të Shqipërisë vërtitet dhe rrotullohet rreth Tomorrit mitik hyjnor, malit Zot, Perëndi e të gjithëve, aty ku gjenden kulmet, Shkëlqimi i lavdisë dhe i madhështisë së gjenezës sonë. Nga thellësitë e honeve, mjegullnajave të kohëve mund të shohësh larg dhe thellë konturet e tempullit më të lashtë të botës mbi dhe, Dodonës Pellazgjike, Orakullit të Zeusit.
Duhet të çash tisin e hapsirës, të fluturosh si shqiponjë Deodoniane të shohësh se konturet e tij gjithnjë e më shumë shkëlqejnë në horizont dhe rrezatojnë historinë e ndritshme të gjenezës sonë. Që nga lashtësia, ashtu si edhe sot, qindra e mijëra njerëz vinin në Tomorr që nga kufijtë e Ilirisë Veriore më tej për të bërë vlatime, aferoma dhe kurbanë për fli të perëndive ku siç thonë rilindasit tanë Tomorri, Fron dhe Perëndi e të gjithëve.
Tomorri, si një mal vigan historie, si një qytezë e ngritur rishtas, ndriçon me qindra drita të ndezura të pashuara me netë dhe njerëz të pagjumë që hedhin këmbët në logun e valles së moçme, me adhurime e blatime marrin shenjtërinë e tempullit të lashtë të Dodonës , Tomorrit të sotëm, vendit të shenjtë të Abaz Aliut.
Tomorri, ky tempull i lashtë nis në histori nën një Gurrë Mitologjike dhe ngjitet deri në thellësi të shekujve ku vështrimi i studjuesve nuk arrin dot. Emri i tempullit të lashtë, Dodonës Pellazgjike, sot Tomorrit dokumentohet mjaft herët që në agim të shkrimit të poemave Homerike. Eskili, shekulli V p.e.s. tek “Prometeu i lidhur”, 800, thotë “… Kur ju të keni arritur në Tokën e Molosëve Të Dodonës së Sipërme ka një Orakull të Jupiterit Thesprot …” Në librin VI, VII ai shprehet se Tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomorri i sotëm.
Emri dhe historia e Tempullit të Tomorrit- Histrori e Dodonës Pellazgjike
Emri dhe historia e tempullit të malit të Tomorrit është e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila është Orakulli i Zeusit. Homeri në poemën “Ilida” thotë: “O Mbret Zeus, Dodonës Pellazgjike që banon larg duke sunduar Dodonën (Tomorrin e sotëm) që e rrahin dimra të rëndë e të egër. Këtu Zeusi deshi të ndërtohet Faltorja më e vyer për njerëzinë, Orakullin e Tij Dodonën Pellazgjike”.
Historishkrojësi i vjetër P. Aravantioit, në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 pohon: “Dodona ishte qendër Pellazge para Helenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke, si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzitues e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helen”.
Dodona është ndërtuar në një epokë të hershme, në epokën mitologjike.
Herodoti nënvizon një detaj të veçantë me interes të madhë shkencor për gjenezën tonë. … Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, nga më të moçmit, Pellazgët, Arkadhët dhe Tirrejtë. Herodoti që e ka vizituar këtë tempull, kur flet për profecitë e Dodonës, priftëreshat e tempullit në librin e tij thotë: “Dodona faltorja e saj, ka qënë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para, tempulli më i lashtë mbi dhe” . Dhe më poshtë në librin e tij vazhdon dhe tregon se aty vinin për të bërë blatime, kushtime (aferoma) dhe nga popujt e Europës që ndodheshin në veri të Ilirisë. Gjithashtu ai shkruan: “Pellazgët e kishin zakon, t’ju flijonin perëndive çdo gjë, sikurse mësova në Dodonë- siç thotë ai. Pellazët… nuk ishin veçse një popull barbar… mollosët dhe arkadasit pellazgë.”
Hesiodi, libri i shtatë, fq.16, përmend si vend të faltores së Dodonës, qytetin Sella të Sellopisë. Hellopia është një vend me plot ara pjellore dhe plot tufa të mëdha dhenësh, lopësh , qesh. Të parët e këtij vendi ishin dhenarë, loparë, ose siç thuhet ndryshe vuvote. Në poemen “Carmina”, Hesiodi jo vetëm përshkruan Hellopinë , por edhe cilësohet si atdheu i Dodonës.
… Është një fushë Hellopia, Këtu në pjesën më të madhe. Është e nderuara Dodona
Hellopia, fusha e Dodonës Pellazge, lëvduar prej Hesiodit qysh në shek. VIII p.e.s. vazhon të thirret në gjuhën e vendit lopësia. Edhe vetë vendi rreth Dodonës u quajt Hellopia sikundër quhej edhe Eubea.
Hesiodi shek. VIII-VII p.e.s. pohon “Dodona dhe Lisi ishin qendra e Pellazgëve”, se hyjnori Lykaon ishte i biri i Pellazgut, duke përforcuar kështu thënien e Homerit shekuj më parë, se Pellazgët , paraardhësit e gjenezës sonë ishin hyjnorë.
Herodoti fillimisht besonte se emrat e hyjnive vinin nga Egjipti, por duke kërkuar zboloi se ata kishin ardhur nga barbarët. Origjina e fesë vjen nga barbarët, nga pellazgët dhe nga Shenjtorja Ilire Epirote e Dodonës. Prandaj Zeusi Perëndia më e fuqishme e mitologjisë Greke, deshi që Dodona të ndërtohej në këtë majë të lartë (Tomorr) dhe ajo të ishte Orakulli i Tij.
Sami Frashëri shkruan se edhe kohët më të lashta, të qytetëruara të Greqisë, Tempulli i famshëm i Dodonës që ndodhej në Epir, u përkiste pellazgëve.
Priftërinjtë që shërbenin në tempull, edhe popullsia në viset përreth fliste gjuhën e pellazgëve. Dhe vizitorët që vinin nga krahinat greke ishin të detyruar të merrnin vesh më përkthyes. Popullsia e Atamanisë(Aspropotam, nahijet e Xhumrekës e të Kalaritës) ishte pellazge, paraardhëz të gjenezës sonë. Qendra shpirtërore e tyre ishte tempulli i famshëm i Dodonës. Priftëreshat e faltores së tempullit të Dodonës, Tomorrit të sotëm quheshin peleje (pëllumbesha), të cilat dukeshin si zogj në mes të të huajve që vijnë aty për të pyetur për fatin e tyre pranë tempullit te Dodonës. Pelejet nuk flisnin Helenisht por Gugatinin si Barbare. Sipas Mitologjisë në Orakullin e Dodonës të gjithë njerëzit që vinin nga të gjithë anët e botës vinin për të mësuar për fatin dhe parashikimin e tij. Tri plakat e Orakullit të Dodonës, që përmend Straboni, lidhen me emrin e fisit “Graik”- “Gratë” që lokalizoheshin pikërisht në Epir. Fjala “Gra” është vendase, pellazge, ilire, shqipe. Sipas babait të historisë, Herodotit, feja helene e Athinës buron nga atëdheu ku ndodhet Dodona, nga Arkadia, nga “Pleqtë”, dmth nga Pellazgë, nga Epiri, gjeneza e vendit tonë që ka patur disa Orakuj të Zeusit, jo vetëm në trojet tona por edhe në Libi e në Egjypt ka një Dodonë famëmadhe disa Orakuj të Zeusit, edhe jashtë Epiriote Toske. Prej kësaj vatre tradita e shenjtërisë së Zeusit dhe ajo e mitologjisë është përhapur në drejtim të greqisë së sotme dhe më gjerë.
Tradita mitologjike dhe historike dëshmon se banorët e lashtë të këtij vendi quheshin Arë, Argë, Arkadhë dhe më pas Pellazgë, Likaonë, Dorë, Kadmej, Heraklidë, Hylejë dhe në antikitet Ilir. Në kohët e historisë Homerike banorët e këtyre vendeve quheshin pellazge, në antikitet epiriot dhe ilir, sinonimet e emrave të përgjithshëm etnik kombëtare të gjenezës tonë.
Homeri tek “Iliada” thotë: “Pas Enianëve vijnë Perrebetë, që banojnë rreth Dodonës dimërkeqe”. Këto dy fise sipas Omerit ishin pjesmarrëse në luftën e Trojës dhe banues pranë Dodonës Pellazge.
Straboni na mëson se Orestët, banorët e Orestiadhës (krahinë e vjetër e Beratit) banonin në gjithë rrethin e Tomorrit e Beratit, dhe morën emrin nga Oresti, i biri i Agamemnonit, komandantit të ushtrisë greke në luftën e Trojës.
Stefan Bizantini për të lidhur më mirë vijimësinë dhe ardhjen e gjenezës pohon se Hellopia me të cilën lidhet emri i krahinës është Gurra Mitologjike e emrit ku pozicionohet tempulli. Hellopi ishte i biri i Jonit, emri etnik i Hellopies, krahinë përreth Dodonës. Joni është i biri i Durrahut. Joni është edhe i biri i mbretit Ilir Adria nga mori emrin deti Adriatik. Gjiri Jonian është gjiri ku lindi Zeusi , deti i Kronit dhe i Reas, sipas Pierre Grimanit, vendi ku shtegtoi nimfa arkage, Io-ja e ndjekur nga Zeusi sipas Eskilit dhe Ovidid. Deti Jon në hershmëri të thellë përfshin edhe detin Adriatik.
Dionis Halikarnasi në librin e tij të parë thotë se Pellazgu ishte i biri i Zeusit dhe i Miobës së Foronit. Demë se Zeusi ka lind në Arkadi, në viset e shqipërisë së sotme, se Foronidha përfaqëson Jonë, Evropën, një nga gratë e Zeusit, se emri i nimfës lidhet me detin Jon. Në librin e dytë ai pohon se Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur, për të kërkuar mendimin e perëndisë, ku gjetën edhe ata trojanë që kishin ikir bashkë me Helenën. Enea mbërriti në vendin e Enianëve, me të cilin e lidhë jo vetëm emri i përbashkët por siç duket edhe origjina. Halikarnasi fakton se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatët , vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bëntë luftë sepse ishin të shenjtë. Meqënëse vendi nuk i ushqente dot të gjithë me porosi të Orakullit të Dodonës, u hodhën në Itali, në Ombri, në lumin Pad ose Spine. Pseudo Skylasi, Tuqididi, Klod Ptolemeu, Tit Livi etj, pohojnë së paraardhësit “elejtë”, fis epiriot përkatësisht Ilir, u përhapën në Italinë e Jugut. Në lashtësi figurohen disa qytete Epiriote me këtë emer por edhe gjiri elatea në Efyrë.
Helli si traditë.
Në lashtësi, diku mes Gjirokastrës dhe Sarandës së sotme figurojnë dy qytete Helanon dhe Helakranon, fjalë kun ë rrenjë të tyre gjendet helliopia, helloi, selloi, ahello, hellan me rrenjët “hell” duke faktuar se mishi i therur për nder të Zeusit dhe Dodonës Pellazgjike piqej në hell, si blatim për perëndintë. Këtu e ka prejardhjen edhe kurbani që bëhet sot Në Tomorr, Dodonën pellazgjike, që nga thellësitë e lashtësisë së kohëve që kanë ardhur dhe vijojnë edhe në ditët e sotme. Gjithë Epiri është “helli”, “ selleis”, vendi i shkuljes në hell të mishrave të pjekur si flijim dhe blatim për perëndinë.
Tempulli i Dodonës Pellazgjike - Vendtempulli i shenjtë sot i Abaz Aliut.
Tempulli i lashtë i Dodonës lidhet me historinë dhe legjendën e ardhjes së shenjtorit të luftës së Qerbelasë, Abaz Ali në Tomorr siç thotë rilindasi ynë i madh Naim Frashëri në poemën “Qerbelaja”.
…Ç’është ai që shkon kaluar
Ikën si veriu
me dy tre foshnja në duar
është Abaz Aliu…
Abaz Ali zu Tomorrë
Erdhi afër nesh
Shqipëris s’mbet e gjorë
Se Zoti atë e desh.
Në fushën përvëluese të Qerbelasë, kur Abaz Aliu vuri re buzët e thara dhe të përlotura të fëmijëve të Imam Hysenit rrëmbeu kacekun dhe u nis për të dhënë provimin më të madhë të jetës së tij.
Mitologjia na kujton se, Abaz Aliu në malin e Tomorrit erdhi, jo vetëm për të mëkuar foshnjat, por u mëkua nga ky vend, trashëgoj fuqitë e tij të mbinatyrshme dhe prej këndej pas pesë ditësh shkoj në Olimp prandaj dhe pelegrinazhi në malin e Tomorrit që nga koha e ardhjes në të e Abaz Aliut, sipas legjendës kremtohet nga data 20-25 gusht, për pesë ditë rresht, në përkujtim, në përkujtim të ditëve të qëndrimit dhe të largimit të tij.
Hysen Tusiu, misionar i parë që përhapte kuranin e atëhershëm, të shkruar me dorë, Islamin me simbolin e tij shpatën, kishte ardhë në trojet tona me një torbë Dhe të marrë nga vendi ku kishin rënë dëshmorët e Qerbelasë, Imam Hyseni dhe Abaz Aliu. Duke mësuar se në këto troje gjendej tempulli më i lashtë i Dheut, faltorja e Dodonës dhe Orakulli i Zeusit, vendi më i parë dhe më i hershëm i shenjtë siç pohon dhe Homeri, populli më hyjnor, vendosi dhe erdhi pikërisht në këtë tempull, në majën e tij më të lartë, varrosi torbën me dhe, duke krijuar kështu mekamin e Abaz Aliut. Duke qenë se Bektashinjtë përqafojnë më mirë se kushdo lëvizjen e thënies së Profetit Muhamet se “Pa Atdhe nuk ka Fe” dhe duke u nisur nga vetë jeta e heronjve mitik, që jeta e tyre ishte përkushtim për perënditë, u përkujdesën veçanëtisht në shërbim të shenjtërimit të këtij tempulli të lashtë.
Që në atë kohë tradita vazhdon edhe në ditët e sotme pa dallim midis besimeve se bektashizmi është ndër primarët e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.
Kurbani i Malit
Njeriu gjithnjë ka ndjerë nevojën ti drejtohet zotit, gjë që e ka manifestuar në forma dhe mënyra të ndryshme nëpërmjet saktifikimit të vetvetes, forma që ka kërkuar të përfitojë simpatinë e zotit dhe të meritojë dhuntitë e tij. Flijimi i njerëzve në religjonet e vjetra dhe primitive është shprehje tipike e bestytnive që ka pasur forma të tmerrshme jo humane. Këto forma sakrifice, latinët i quanin “do ut des” Jap që të më jep mua. Këto raporte në Islam janë të panjohura. Duke qenë se njeriu është qënie jo e përkryer zoti gjatë gjithë historisë ka çuar për njerëzit, të dërguarit e Tij, Profetët, në kohëra të ndryshme për të ndihmuar njeriun në çdo drejtim dhe në pikëpamje të flijimit duke humanizuar sakrificën, duke fisnikëruar atë e larguar nga motivet primitive, supersticioze, egoiste, idhujtare më motive fetare altruiste, humane dhe sociale.
Kurbani është akt i flijimit sublim, i gadishmërisë së njeriut për të flijuar gjenë më të shtrenjtë, më të dashur që posodojme në emer të krijuesit, jo për ti bërë qefin krijuesit por për se ndërtimin e porosive të fjalëve të krijuesit për mirëqënien tonë individuale dhe shoqërore. Zoti është i plotë mjaftueshëm, jashtëkohor, hapsinor dhe nuk është i ndikuar nga ligjet dhe rregullat e botës ekzistenciale. Zoti vërtetë nuk ka nevojë për askë në tërë botën. Thelbin, esencën e kurbanit e shpjegon vetë Zoti në Ajetin Kuranor. Tek Allahu nuk arrin as mishi (i kurbanit) as gjaku i tyre, por tek ai arrin Takvallëku juaj (devotshmëria). Kjo do të thotë se kafsha e flijuar është ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Shembulli më i mirë për këtë është Hazreti Ibrahim, i cili si baba pranon të flijojë të birin Ismailin dhe shembulli i Ismailit që pranon të flijojë gjenë më të shtrenjtë vetveten. Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. është rast i papërsëritëshëm në historinë njerëzore dhe si i tillë duhet të ndikojë insipirativisht tek ne në kohën tonë kur po humb çco vlera, kur njeriu po humbte të qënit njeri.
Vetdija se flijimi i një pjese të krijesave te tjera në dobi të një pjese tjetër- është çelësi i shpëtimit të një bashkësie nga shkatërrimi i kategorive etike dhe besimit. Është shkalla më e lartë që kurani kërkon të arrijë tek qënia njerëzore e tij, lartësimin e ndegjegjes dhe jo degradimin e saj. Pra kurbani është rast unikal simbolik dhe praktik i demostrimit të besimit që ndikon të unifikohet dimensioni shoqëror dhe religjos.
Në këtë kontekst tradita vazhdon dhe në Tomorr ashtu si dikur që bëheshin kurbanët në blatim dhe kushtime ndaj perëndisë edhe sot ky rit vazhdon si demension njerëzor religjos.