Në datat 14-18 nëntor 2018, me një kënd të veçantë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane – Selia e Shenjtë, mori pjesë, për herë të parë, në panairin e 21 të librit, Tirana 2018, me disa botime interesante, që u mirëpritën nga vizitorët dhe lexuesit e shumtë. Interes të veçantë, ngjallën libra të tillë si: “Misticizma Islame dhe Bektashizma” i Baba Rexhepit, “Urdhëri Bektashi i Dervishëve” i John Kingsley Birge, “Ky Mal Hyjnor”,”Autorë të huaj për Bektashizmin Shqiptar” etj, nga Syrja Xhelaj, “Shpërndarja e Bektashizmit” e Haslukut, Bibliografia “Bektashizmi në Shqipëri”, “Tek Abaz Aliu” nga Nuri Çuni, albumet : “Udhëtimi i Shpirtit Bektashian”, “500 vjet Ballëm Sulltan”, “Dede Ahmeti” etj…
Panairi shërbeu, jo vetëm për njohjen e lexuesve, me botimet e Kryegjyshatës, por edhe në promovimin e shumë botimeve cilësore, fetaro-kulturore, të Selisë së Shenjtë.