Telegram solidariteti Drejtuar: Ambasadës së Francës në Tiranë, Shkëlqesisë së saj Christina Vasak

Telegram solidariteti
Drejtuar:  Ambasadës së Francës në Tiranë, Shkëlqesisë së saj Christina Vasak
Shkëlqesi Ambasadore!
Përmes pamjeve të dhimbshme të televizioneve nga e gjithë Europa, mësuam lajmin për zjarrin në katedralen :Shën Mëria” të Parisit, gjë që sigurisht u tronditëm së tepërmi.
Me këtë vepër monumentale të historisë njerëzore dhe fetare, prej më shumë se tetë shekuj, është krenuar jo vetëm Franca dhe francezët, por krejt familja europiane e frymëzuar kurdoherë prej vlerave më të larta humane të saj.
Përgjatë gjithë ekzistencës së saj, Notre Dam, ka mbetur dëshmi e shpresave pafund të miliona besimtarëve nga e gjithë bota katolike apo jo e tillë, të cilët i falen një Zoti të vetëm për një jetë më të paqtë në trazirat e kohërave. Prandaj mendojmë se këta momente janë të vështirë jo thjeshtë për Ju dhe kombin Tuaj, por për krejt qytetërimin e sotëm.
Më lejoni ndërkaq t’ju kujtoj se milionat e besimtarëve bektashianë në gjithë botën, ndajnë me Francën këto çaste të trishtuar, dhe i lutemi Zotit që ky monument i urtësisë dhe paqes, të ringrihet një orë e më parë..
Pranoni ju lutem me këtë rast, konsideratat e mia më të larta.
Zoti e bekoftë Francën!
Zoti ju bekoftë Ju!
Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ