65 vjetori i Teqesë Bektashiane të Detroitit – Amerikë

Ditën e djeshme, më datë 5 maj 2019, në Teqen Bektashiane të Detroitit, Amerikë, u zhvillua ceremonia e 65 vjetorit të themelit të kësaj teqeje, ku ishte i pranishëm dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.     
Me kalimin e kohës, Teqeja Bektashiane Shqiptare erdhi duke e zhvilluar veprimtarinë në fushën jo vetëm fetare, por edhe në atë atdhetare, shoqërore, arsimore, edukative, kulturore. Merita të veçanta kanë shumë veprimtarë, por këtu po veçojmë prijësin kryesor,  Hirësinë e Tij, Baba Rexheb Beqirin.