Ditën e djeshme, më datë 30 maj 2019, u organizua veprimtaria” Desidenca Fetare në Shqipërinë Komuniste (1967-1989)”, në Universitetin Europian të Tiranës, në kuadrin: Faza e Re Eksploruese në kërkim mbi Kulturat e Desidencës në Evropën Lindore, drejtuar nga Assoc. Prof. Konstantinos Giakoumis. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri, mori pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shkëlqesia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ku foli në një panel dhe një ekspozitë me objekte të rralla muzeore mbi disedencën fetare , duke dhënë shembuj interesant të rezistencës të dervishve, baballarëve e besimtarve bektashian në mbajtjen gjallë të besimin bektashian, në ilegalitet të plotë, gjatë viteve 1967-1989.