Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi në rezidencën e saj iftar në respekt të muajit të bekuar të Ramazanit.
Të pranishëm në iftarin e shtruar nën kujdesin e të Ngarkuarës me Punë të SHBA-ve, znj. Leyla Moses-Ones, ishte Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, , kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj Loreta Aliko, punonjës të KMSH-së, përfaqësues nga Universitetit Bedër dhe Medreseja e Tiranës, si dhe punonjës të ambasadës.
Gjatë fjalës së saj, Znj, Leyla Moses-Ones falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen dhe iu uroi atyre agjërim të pranuar.