Kryegjyshi uron të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA, Shkëlqesin e Saj Leyla Moses Ones, për 243-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

Shkëlqesi e nderuar!

Kremtimi i 243 vjetorit të ditës së pavarsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep rastin e lumë t’i lutem Zotit të Lartë për popullin vëlla amerikan, për kontributet universal te tij, për ditën e shenjtë që i bashkon të gjithë aty, nën flamurin e lirisë dhe demokracisë.

Historia e mardhënieve vëllazërore midis SHBA  dhe kombit tim , Shqipërisë tashmë e ka kapërcyer shekullin. Prej këtij shekulli ne shqiptarët, veç të tjerave , kemi marrë mësimin e madh se SHBA na është gjendur pranë dhe na ka shtrirë dorën e shpëtimit në kohërat më të vështira dhe në situatat më të komplikuara. Fati ynë, i djeshëm dhe i sotëm, për gjatë të gjitha zhvillimeve historike, ka pasur dhe ka jo thjesht vëmendjen e shba, por përkrahjen e saj të plotë, energjike dhe vizionare qysh nga viti i largët i 1919 deri në ndërhyrjen ushtarake në Kosovën e martirizuar.

Unë gjykoj se edhe në ditët e sotme që po kalojmë Kosova dhe Shqipëria , ndihma e SHBA është thelbësore në çdo rrafsh , në të mirë të kombit tonë, duke na dhënë frymë e shpresë për të tejkaluar situatat , për tu ngritur mbi mëritë tradicionale ballkanike dhe për të vijuar rrugën drejt Europës plot dinjitet.

Ndërkaq ne bektashinjtë nuk mund të harrojmë se lidhjet midis Selisë sonë të shenjtë dhe SHBA kanë ardhur duke u vëllazëruar vit pas viti duke patur në themele të tyre sinqeritetin  e thellë dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj kauzave të përbashkëta. Tregues i kësaj vëllazërie në rritje ishte padyshim prezenca juaj në veprimtarinë e organizuar në Selinë e Shenjtë Bektashiane, për dorëzimin e flamurit të Kongresit Hebraik Amerikan, mua personalisht duke i bërë me këtë rast të gjitha  komuniteteve bektashiane të kudondodhur në botë.

Edhe një herë nga shpirti ju uroj:
Gëzuar ditën e madhe të bekuar të pavarsisë!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjen Tuaj!

Amin!

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ