Mesazh Solidariteti!

Të nderuar qytetarë të kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore, në cilësinë e Kryegjyshit Botëror Bektashian, falenderoj personelin përkatës të Emergjencave Civile dhe të gjithë ata që kontribojnë në lehtësimin e dhimbjeve në fatkeqësi të tilla. Të gjithë bektashinjtë janë këto ditë pranë vëllezërve të tyre të dëmtuar, pavarësisht besimit apo fesë, sepse ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar.
Është momenti të shpërndajmë dashuri dhe vëllazëri.
Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Amin!
Me respekt,

Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij,
Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj