Me rastin e festës së Ashures dhe të 90-të vjetorit të Kongresit të III-të Bektashian, ditën e sotme, Gjyshata Bektashiane e Korçës, nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka shtruar pritjen tradicionale. Kanë marrë pjesë në këtë pritje në ambientet e Teqesë së "Turanit", Korçë, autoritetet të larta, përfaqësues të politikës, drejtues të komuniteve fetare në Korçë, si dhe të tjerë të pranishëm.