Samiti për Paqe i Evropës Juglindore me temën: Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore, vazhdon punimet në Tirana International Hotel.
Ky samit që do të zgjasë deri më datë 27 të këtij muaji, organizohet nga Federata e Paqës Universale, si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellë dhe vlerat universale.
Nderon me pjesmarrjen e Tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.